Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Pse po shperngulen shqiptaret nga vendlindja ?

$
0
0
Pas mbajtjes se regjistrimeve te popullsise ne Shqperi , Kosov , Mal te Zi , arrijm ne konstatim se shqiptaret po shperngulen.

Me heret thonim se Shqiperia ka 3,5 milion banor , por doli qe sot ka 2,8 milion. Krenoheshim se Kosova ka 2,2 milion , por kishte vetem 1,7 milion ...
Ne Mal te Zi para 20 viteve jetonin 40.000 shqiptar , ndersa tani 30.000

Ne Luginen e Presheves jetonin 60.000 , tani me siguri hiq me shum se 50.000.

E njejta vlen per Maqedonine.

E mbani mend kur lavderoheshim se jemi 7 milion shqiptar ne Ballkan , tani jemi vetem 5 milion ne trojet etnike.

Kishim natalitetin me te lart ne Europ , tani nuk jemi per tu krenuar as me ate , Shqiperia ka rreth 34.000 lindje , Kosova rreth 28.000.
Ne koherat me te mira , Shqiperia kishte 80.000 lindje ne vit , Kosova 50.000.
E kuptoj qe nuk mund te kemi ende ate shkalle nataliteti , por shum shpejt u fundosem.

Vertet kemi gjendje te rend ekonomike , por me i rend po me duket ai fenomeni shqiptar , me leht te leshosh vendlindjen sesa te punosh dicka ne vendlindje. (Tani njof shum persona qe shperngulen pa ndonje arsye te vecant , kan nje jet te mir , me kushte shum te mira jete, dhe prap se prap ikin)

Sot shumica e shqiptareve refuzojn te punojn per nje pag te vogel (perfshi edhe mua) , shumica duan te ken paga ministrash me 8 vite shkoll , pasurim te shpejt.

Nese deri me tani gjith kapaciteti shqiptar ishte fokusuar ne clirimin e Kosoves dhe te drejtat kombetare te shqiptarve ne trojet tjera , tani duhet me u perpjek te gjith se bashku per te ndalu shpernguljen e shqiptareve ne koh paqeje.

Millosheviqi deboi 900.000 shqiptar ne 1999 dhe per kete u alarmua gjith bota , por pse heshtim per shpernguljen e 700.000 shqiptarve nga Kosova me vullnetin e tyre , per 1 milion e kusur shqiptar te shperngulur nga Shqiperia per 20 vite ?

Shperngulja e familjeve shqiptare esht sidomos i rrezikshem ne Maqedoni , Lugin te Presheves dhe Mal te Zi , sepse mund te humbim fshatra e qytete.
Per shkak te shpernguljeve shqiptaret humben Manastirin , Resnjen , Ohrin , Medvegjen , Plaven e Gucine , Novi Pazarin .... a jemi te vetdijshem se do te humbim edhe Kercoven , Tuzin , Bujanocin ... ?

Nese vazhdojme keshtu , ateher ta zevendesojm dhe shqiponjen me nje rrot autobusi , qe do te pershkruante me mir gjendjen ton momentale:

Kliko mbi fotografinë që ta zmadhosh



Emri:  romaflag-small.jpg

Leximet: 76

Madhesia:  6.7 KB
Miniaturat e Bashkëngjitura
Kliko mbi fotografinë që ta zmadhosh



Emri:  romaflag-small.jpg

Leximet: Bosh

Madhesia:  6.7 KB  

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370