Dyshime nga Kosova: De Biazi po spastron kosovarët nga Kombëtarja 27 Dhjetor 2012 | : Sport | Autor: Altin Manallari
Reagojnë trajnerët Tovërlani dhe Morina: Dëmi do të ishte i madh për Shqipërinë
Altin Manallari
Çfarë do të ndodhë me futbollistët kosovarë të kombëtares së Shqipërisë, në momentin kur Kosova do të fitojë të drejtën për të qenë anëtare e FIFA-s? Kjo është një pyetje që bëhet shpesh në opinionin sportiv mbarëshqiptar. Por së fundmi ka qenë një deklaratë e trajnerit të përfaqësues kuqezi, Xhani De Biazi, në emisionin sportiv Procesi Sportiv në televizionin Top Channel ajo që ka provokuar pakënaqësi dhe reagime jopozitive në Kosovë.
Tekniku italian i Shqipërisë, i pyetur se sa i trembet ai largimit të lojtarëve kosovarë nga përfaqësuesja, nëse Kosova do të anëtarësohej në FIFA, është përgjigjur se në ndeshjen e fundit miqësore me Kamerunin ne kemi pasur vetëm 3 kosovarë në Kombëtare, ndërsa 8 të tjerë kanë qenë nga Shqipëria. Kjo tregon se tashmë kemi shumë më shumë lojtarë të Shqipërisë në Kombëtare. Unë shpresoj të mos ndodhë largimi i kosovarëve, por ne kemi menduar edhe për zëvendësimin e tyre, citohej dje nga Zëri.info deklarata e De Biazit e dhënë në procesi Sportiv. Por një gjë e tillë në Kosovë është interpretuar si një strategji e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe e trajnerit italian për të minimizuar dalëngadalë praninë e kosovarëve në përfaqësuese, edhe pse deri tani asnjë nga ata që kanë veshur bluzën kuqezi nuk ka deklaruar se do të largohet nga Shqipëria nëse Kosova bëhet anëtare e FIFA-s. Madje është shkuar edhe më tej, aq sa flitet që ky mision i De Biazit ka nisur me mënjanimin e mbrojtësit Armend Dallku, i cili është lënë në stol. Për trajnerin e skuadrës kosovare Drita, Arbnor Morina, nëse nis aplikimi i kësaj strategjie, gjithçka do ishte më shumë e dëmshme dhe shumë e rrezikshme për Kombëtaren. Ai reduktim është bërë vetëm në një ndeshje miqësore dhe nuk besoj se tashmë ka nisur një strategji, pasi në ndeshjet zyrtare Shqipëria në këto momente nuk mundet të luajë pa kosovarë. Sido që të jetë, nëse trajneri De Biazi nis të heqë dorë nga kosovarët, unë them se do të ishte shumë e dëmshme. E para, kosovarët luajnë rol kyç në ekip. E dyta, shumica e tifozëve në stadium janë kosovarë. Dhe e treta, më kryesorja, shumë lojtarë të kategorive të reja të Kombëtares (përfaqësueset e të rinjve) janë kosovarë, kështu që edhe ata do të duhet të largoheshin. Kjo në këtë moment do të ishte e dëmshme për Kombëtaren, tha Morina, i cili në këtë rast ka kritikuar drejtuesit e Kombëtares, sepse pavarësisht faktit se ka aq shumë lojtarë kosovarë në Kombëtaret e të rinjve, asnjëherë nuk ka punësuar ndonjë trajner kosovar për të punuar me ta. Edhe për trajnerin e Prishtinës, Afrim Tovërlani, nëse kjo ndodh, dëmi do të ishte i madh për Shqipërinë. Është e drejtë e tij të vendosë, por kjo do të ishte shumë e dëmshme për vetë Kombëtaren. De Biazi nuk ka gjak shqiptari dhe nuk mund të mendojë si ne, por nëse ndodh të mendohet një kombëtare pa kosovarë, atëherë Shqipëria do të humbë shumë në cilësi si dhe në tifozeri, pasi ishin kosovarët ata që treguan si bëhet tifozllëk për ngjyrat kuqezi, tha Tovërlani, i cili edhe ka komentuar faktin se pse asnjë trajner kosovar nuk është ofruar të punojë me kombëtaret e të rinjve të Shqipërisë. Ata (FSHF) nuk na vlerësojnë, për këtë arsye nuk na ofrojnë. Unë garantoj se brenda dy eliminatoreve, Kombëtaren U-19 ose atë U-21 do ta kisha kualifikuar në Europian ose botëror, përfundoi tekniku Afrim Tovërlani.