Feja dëshiron të na japë syza, por Zoti dëshiron të na i hapë sytë tanë!
Feja është gjëja më e keqe që ka ndodhur ndonjëherë në këtë botë. Ton e lata të librave rreth feve të botës janë shtypur. Shifra është përtej numërimit. Shumë njerëz fetarë janë të verbuar krejtësisht nga sistemi i veprave të mira. Ata nuk kanë konceptin rreth doktrinës së shthurjes totale e njeriut (se të gjithë njerëzit janë të prishur, të keqinjë, mëkatarë dhe të paaftë për të kënaqur Perëndinë e tyre në përpjekjet e veta njerëzore). Ata kur mendojnë për "shthurjes totale" shiqojnë në drejtim të njerëzve që jetojnë rreth tyre. Në të vërtetë ata njerëz që jetojnë rreth tyre mund të jenë shumë të drejtë nëse i krahasojmë me disa njerëz fetarë.
Mëkatet e njerëzve fetarë janë ndër mëkatet më të tmerrshme nga të gjitha mëkatet. Mëkati i krenarisë për shembull është fantastik. Mëkati i legalizmit është sistemi i përpjekjes për t'i bërë përshtypje Zotit me diçka që ju mund të bëni, në vend se të jeni të prekur me atë që Perëndia ka bërë për ne me anë të Jezu Krishtit.
Le të shohim një person fetar që përmendet në Bibël. Emri i tij ishte Nikodem. Ai ishte një njeri shumë mirë i arsimuar. Ai ishte një farise (udhëheqës fetar). Nikodemi ishte një njeri shumë krenar, legalist dhe hipokrit. Ai erdhi te Jezusi natën, sepse Nikodemi ishte një njeri shumë i zënë. Pa dyshim, ai shpresonte për t'i bërë përshtypje Jezusit me lajka. Ai iu drejtua Jezusit si "Mësues" (Rabi - një titull zyrtar i nderit). Për Nikodemin, Jezusi ishte një mësues, asgjë më shumë. Megjithëse Nikodemi kishte një trup dhe një shpirt, shpirti i tij ishte i vdekur. Ai nuk kishte aftësinë për të qëndruar në marrëdhënie me Zotin, sepse ai ishte "i vdekur shpirtërisht". Ai nuk ishte ri-lindur kurrë shpirtërisht.
Nëse ju dëshironi të jeni të "lindur nga lart" ose "të rilindur", ju duhet të pranoni Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tuaj. Kjo është një e vërtetë e mrekullueshme që mësohet në Bibël. Shumë njerëz, tepër shumë, thjesht nuk besojnë në Birin e Perëndisë. Ata besojnë në një Perëndi, ndoshta një perëndi prej druri, prej guri, prej metali, prej shpirtit, të dijes, të pushtetit, të natyrës, etj, etj, etj
Fe me ton, të lloj llojshëm. , Fe, fe dhe më shumë fe. Njerëzit kanë të gjitha llojet e mendimeve se si duhet të jetë Perëndia. Nëse ata nuk mund të gjejnë një zot që tashmë ekziston për ta, ata do të bëjnë një zot të ri sipas qejfeve të tyre.
Është shumë e vështirë për disa njerëz që të kuptojnë se ata janë mëkatarë, ata ndjehen se janë njerëz shumë të mirë. Shumë njerëz të tjerë nuk besojnë në zot, të cfarëdoshëm. Ata nuk besojnë se ka dicka përtej varrit.
Me pak fjalë, shumë njerëz besojnë se ne lindemi, jetojmë dhe vdesim, ky është fundi!
Megjithatë, shumë pyetje në lidhje me jetën na përcjellin në të gjitha ditët e jetës sonë dhe ato duhet t’u gjenden përgjigjet në një mënyrë ose në një tjetër. Në këtë jetë vjen një kohë kur ne duhet të vendosim në zemrat tona nëse një Perëndi ekziston ose nuk ekziston. A ka jetë pas vdekjes? A ka një parajsë? A ka një ferr? Cili është qëllimi i jetës? A do të na jep Perëndia jetën e përjetshme? A do të dënojë Perëndia në të vërtetë njerëzit në ferr? A është Perëndia, në qoftë se ka një Perëndi, duke na thënë të vërtetën? Shikoni në botë sot dhe shihni shkatrrimin që sjell mëkati! A do të shkojnë të pabesët në ferr? Ne të gjithë duhet t’u përgjigjjemi këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave për shkak se ato kanë nevojë për përgjigje. Asnjë person nuk mund t'u shpëtojë këtyre pyetjeve, asnjë, këto janë pjesë e jetës. Ju mund të vendosni se ju nuk doni të keni asgjë me Zotin, por ATËHERË KY ËSHTË VENDIMI JUAJ. E shihni, ju duhet të vendosni!
Shumë fe do të mundohen t'ju ofrojnë përgjigje në këto pyetje, por përgjigjet nuk gjenden në fe. Përgjigjet gjenden në një person, Zotin Jezu Krisht, Birin e vetëmlindur të Perëndisë!
Mrekullitë ndodhin sot, ashtu si në kohën e Zotit tonë Jezu Krisht. Ju nuk mund të ketë menduar për këtë më parë, por kjo merr një mrekulli që të bëhesh një fëmijë i Perëndisë. Shpëtimi është një vepër mbinatyrore e Perëndisë në përgjigje të besimin tone të sinqertë në Jezusin. Kur kemi arritur në atë pikë në jetën kur Perëndia na ka tërhequr për të bërë atë vendim për të pranuar ose për të refuzuar Birin e tij Jezu Krishtin si Shpëtimtarin tonë nga mëkati, një mrekulli do ndodhë ose nuk do të ndodhë, në varësi të asaj se cfarë bëjmë me Jezusin. Cështja e pranimit apo refuzimit të Birit të Perëndisë si Shpëtimtarin tonë nga mëkati, varet plotësisht nga ne. Nëse ne e refuzojmë Jezusin, Mesinë, asnjë mrekulli e rilindjes nuk do të zë vend.
Në anën tjetër, në qoftë se ne pranojmë Krishtin si Shpëtimtarin tonë, duke pranuar se jemi mëkatarë dhe se duam që Krishti të vijë në zemrat tona, mëkatet tona do të falen menjëherë. Lindja e re bëhet po menjëherë ... jo pjesërisht me kalimin e kohës, jo në hapa, por po në çastin, po në sekondën kur ne pranojmë Jezusin si Shpëtimtarin tonë. Ne pastaj i përkasim Perëndisë, ne adoptohemi në familjen e Tij. Një mrekulli ka ndodhur sipas Shkrimeve, dhe nuk ka fuqi, nuk ka njeri, apo ndonjë gjë në këtë univers që mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë, që është në Krishtin Jezus, Zotin tonë (Romakëve 8:35).
Çështja e pranimit ose refuzimit të Krishtit duhet të zgjidhet në zemrën tuaj. Nëse ju tashmë shkoni në kishë apo u jepni para organizatave bamirëse, dhe bëni të gjitha llojet e veprave fetare, në të vërtetë nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është - A jeni një fëmijë i ri-lindur i Perëndisë? Asnjë sasi e fesë apo vetëdrejtësi e jashtme nuk mund të ju ndihmojë në ditën e gjyqit. Shpëtimi nuk gjendet në një fe, por në një person, Jezus Krishtin. Është shumë e thjeshtë! Ju jeni një mëkatar dhe keni nevojë për një Shpëtimtar. Ndalini përpjekjet për të shpëtuar veten dhe vendos të mbështetesh në Jezusin. Vetëm Jezusi pagoi për mëkatet tuaja, kështu që vetëm Ai mund të ju shpëtojë! Nga thellësia e zemrës suaj thjesht kërkoni Jezusit t'ua falë mëkatet tuaja dhe kërkoni Atij të bëhet Shpëtimtari juaj. Vendosni të llogaritni në Të që të shpëtojë shpirtin tënd ‘për shkak të gjakut të çmuar që Ai ka derdhur për ju’ (1 Pjetrit 1:18,19).
Fjala e Perëndisë është PËRGJIGJIA!
(autori: anonim, përktheu dhe përshtati: mesia4ever)