Droga, Anoril Cani takohej me oficerët e zyrës së përgjimeve
TIRANE Deri një javë para se të arrestohej, specialisti i Antidrogës në Policinë e Shtetit, Anoril Cani, takohej rregullisht me oficerë të zyrës së përgjimeve. Anëtarë të kësaj zyre, bazuar në urdhrat e dhënë nga prokuroria e gjykata, po e përgjonin specialistin 31-vjeçar të Antidrogës, i cili dyshohej se merrej me trafik droge. Efektivi i Policisë, i cili e kishte nisur karrierën në Dibër, për rreth një vit kishte punuar në zyrën e përgjimeve telefonike dhe pas largimit aty, mbante lidhje me disa prej oficerëve të kësaj njësie. Por, ndërsa Anoril Cani u transferua në departamentin e Antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, duke u larguar nga zyra e përgjimeve, ai mbante lidhje shoqërore me anëtarë të stafit të kësaj zyre. Për të shmangur ndonjë dekonspirim të mundshëm të aksionit që po përgatitej, grupi i hetimit është detyruar të kërkojë ndryshime në stafin e zyrës së përgjimeve, me qëllim që praktika e ndjekjes së oficerit Anoril Cani të mos binte në duart e personave të tij të njohur. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, aksioni i organizuar me arrestimin e pesë personave dhe sekuestrimin e 27 kg heroinë dhe 140 kg përzierës është model edhe për faktin se ka qenë në fije të perit për tu dekonspiruar, e megjithatë, kjo nuk ka ndodhur. Pas arrestimit të pesë personave, Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimin e pasurisë ndaj tyre. Grupi i hetimit ka dyshime se Ilir Shehaj, i njohur me nofkën Gjyshi, ka në pronësi një lokal dhe disa biznese të tjera. Oficerit të Policisë nuk i janë gjetur shuma, pasi dyshohej se fitimet i ka shpenzuar në kazino. Hetimet e deritanishme kanë zbuluar edhe mënyrën e koduar që përdorte grupi. Kështu, gjatë bisedave që kryenin me njëri-tjetrin, të arrestuarit kanë përdorur fjalën hollon duke nënkuptuar drogën. Më 15 nëntor, pas një hetimi intensiv 3-mujor nga SHKB dhe njësia Task-Force, u vunë në pranga pesë persona, mes të cilëve edhe oficeri i Policisë në sektorin e Antidrogës. Anoril Cani, 31 vjeç, me detyrë specialist në Departamentin e Luftës Kundër Drogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ra në pranga së bashku me shtetasin Ilir Shehaj, 46 vjeç, i njohur me pseudonimin Gjyshi. Në pranga ranë edhe shtetasit Gentian Gjoka, i njohur me pseudonimin Papu, Mandrit Dulo dhe Everest Hoxholli, i njohur me pseudonimin Nipçja. Arrestimi i tyre u krye pasi të dyshuarit u kapën në kushtet e flagrancës, në Tiranë dhe Vorë me 27.7 kg heroinë, 28 kg përzierje kokaine, 141 kg përzierje heroine, 0.8 gr kokainë të pastër. Në banesën e policit Anoril Cani u gjetën 980 gr lëndë eksplozive me fuqi të lartë të tipit C4, 2 kg tritol, kapsolla detonatorë, ndezës, rreth 400 fishekë luftarakë të modeleve të ndryshme, një pistoletë e tipit TT.
Burimi: Panorama