Si Erion Veliaj pasuroi mamanë dhe dajën e Ajola Xoxës/ Pagesat dhjetëra milionëshe
![Emri: auto_-640-0-1714465757xajola-xoxa-erion-veliaj-2951719316793.jpg
Shikime: 6
Madhësia: 31.4 KB]()
Nga një seri denoncimesh për inceneratorët, për dosjen 5D, për fondet e përdorura për reklama nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, i cili bën kapjen e medias, por edhe për skemat e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës janw publikuar nga CAN muajt e fundit.
Këto denoncime tregonin se si bashkëshortja e Veliajt u kthye nga një juriste në një kuratore arti, lidhjet e saj me kompaninë e inceneratorit të Tiranës që u financonte vepra artistëve të Ajolës dhe pagesat që ka marrë Harabeli i zonjës Xoxa nga Ministria e Kulturës. Skema e denoncuar ditët e fundit lidhet me familjarët e Ajola Xoxës, të cilët kanë hapur qendra në Shqipëri në formën e OJF-ve dhe kanë përfituar fonde nga Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj.
![Emri: auto_-640-0-1716020618xajolaaaajpg-7691719316381.jpg
Shikime: 4
Madhësia: 27.9 KB]()
Dy prej tyre janë daja i Ajola Xoxës, Erald Simixhiu, dhe nëna e saj, Valbona Xoxa.
Daja i Ajola Xoxës, pagesa nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës
Daja i Ajolës, hapi në vitin 2021 në Shqipëri qendrën Eventus, e cila përfshin aktivitete në fushën e kulturës, ku rezulton drejtoreshë Linda Kazani, bashkëshortja e tij. Gjithashtu, Erald Simixhiu hapi edhe kompaninë Art Lab, të cilën e ka në emër të tij dhe një vit më pas deklaroi 93 milionë lekë fitim.
![Emri: auto_-640-0-1718792710xart-lab-qkb-1-logo-1931719316382.jpg
Shikime: 4
Madhësia: 25.0 KB]()
![Emri: auto_-640-0-1718792712xart-lab-qkb-logo-3281719316382.jpg
Shikime: 4
Madhësia: 59.4 KB]()
Nga të dhënat e siguruara, CAN raporton se rezulton se qendra Eventus ka marrë pagesa me dhjetëra mijëra euro nga Bashkia e Tiranës.
Sipas dokumenteve, Bashkia e Tiranës i ka kryer 5 pagesa, në vlerën rreth 93 milionë lekë qendrës Eventus nga Bashkia e Tiranës, në kohë të ndryshme. Gjithashtu qendra Eventus ka marrë edhe dy pagesa nga Ministria e Kulturës.
![Emri: auto_-640-0-1718793338xfatura-pagesa-nga-bashkia-tirane-dhe-ministria-e-kultures-logo-4301719316.jpg
Shikime: 4
Madhësia: 42.1 KB]()
Një detaj tjetër i zbuluar nga është se Erald Simixhiu është dhe anëtar në Këshillin e Administrimit të kompanisë Botime Enciklopedike.
Në këtë kompani rezultojnë aksionere në shumicë Ajola Xoxa dhe nëna e saj Valbona Simixhiu Xoxa. Kjo e fundit ka 69.71 % të aksioneve, ndërsa të dyja bashkë kanë mbi 89.5% të aksioneve të kësaj kompanie.
![Emri: auto_-640-0-1718879704xekstrakt-1-logo-7661719316383.jpg
Shikime: 3
Madhësia: 63.8 KB]()
![Emri: auto_-640-0-1718879754xekstrakt-2-logo-2471719316384.jpg
Shikime: 4
Madhësia: 45.8 KB]()
Lëvizja e aksioneve në këtë kompani ka dyshime të forta në të gjitha procedurat e ndjekura ligjore për zmadhimin e kapitalit dhe dhënien e aksioneve të shumë aksionerëve dhe fryrjen e aksioneve të dhëna për Ajola Xoxën dhe Valbona Simixhiu Xoxën.
![Emri: auto_-640-0-1718879755xekstrakt-3-logo-4791719316384.jpg
Shikime: 4
Madhësia: 44.2 KB]()
![Emri: auto_-640-0-1718879756xekstrakt-4-logo-1811719316384.jpg
Shikime: 3
Madhësia: 46.5 KB]()
Nëna e Ajola Xoxës, qindra miliona nga arti dhe kultura
Vjehrra e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk rezulton aksionere vetëm në këtë kompani.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga QKB-ja, Valbona Xoxa ka themeluar edhe kompaninë AVA STUDIO në tetor të vitit 2021.
![Emri: auto_-640-0-1719144548xava-studio-logo-7841719316385.jpg
Shikime: 3
Madhësia: 57.8 KB]()
![Emri: auto_-640-0-1719144778xava-studio-1-logo-1371719316386.jpg
Shikime: 4
Madhësia: 62.6 KB]()
Pas Ajolës dhe Erald Simixhiut, Valbona Xoxa bëhet personi i tretë nga familjarët e bashkëshortes së Erion Veliajt që thuajse në të njëjtën kohë hapin kompani në fushën e artit dhe kulturës.
Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, në vetëm 2 muaj aktivitet arrin të fitojë nga biznesi mbi 20.000 euro për vitin 2021, ndërsa për vitin 2022 ka një fitim neto 110.000 euro.
![Emri: auto_-640-0-1719144675xvalbona-xoxa-logo-4451719316385.jpg
Shikime: 4
Madhësia: 24.3 KB]()
Pra, Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, përveç rrogës mujore që merr si administratore e kompanisë AVA STUDIO, si biznesmene e suksesshme rezulton se merr minimalisht 10.000 euro fitim në muaj me shërbimet në art e kulturë.
Kompanitë, në adresa të njëjta
Investigimi për familjarët e bashkëshortes së Veliajt nuk përfundon këtu.
Një tjetër detaj me rëndësi është se kompanitë e tyre kanë të njëjtën adresë. Në informacionet e nxjerra nga faqja zyrtare e vetë Ajola Xoxës, deklarohet nga vetë ajo punësimi në 3 galeri arti, galeria e artit NAAN, galeria e artit Harabel dhe galeria e artit Gurgur.
Të tria galeritë kanë selinë e administrimit në të njëjtën adresë me atë të studios ligjore të Ajola Xoxës.
Bizneset e saj janë të vendosura në rrugën "Ibrahim Rugova" në zonën e ish-Bllokut, ku nuk paguan as qira.
![Emri: auto_-640-0-1714465211x640-0-1714416592xrruga-ibrahim-rugova-932-9401719316381.jpg
Shikime: 4
Madhësia: 26.9 KB]()
![Emri: auto_-640-0-1714465081x640-0-1714415129xajola-xoxa-280-8991719316381.jpg
Shikime: 3
Madhësia: 12.6 KB]()
Gjithashtu, edhe qendra Eventus e dajës së Ajola Xoxës ka të njëjtën adresë që kanë dhe kompanitë e mbesës, pra te rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, Tiranë.
![Emri: auto_-640-0-1718792851xadresaqendra-eventus-logo-6291719316383.jpg
Shikime: 3
Madhësia: 34.4 KB]()
Nga ana tjetër, adresa e kompanisë së themeluar nga nëna e Ajola Xoxës, Valbona, është në Njësinë numër 5, rruga Brigada e VIII, në katin e dhjetë të një pallati.
Por adresa e email-it e deklaruar në QKB është amarku@thepartners.al, e kompanisë së Ajola Xoxës.
![Emri: auto_-640-0-1719144738xava-studio-2-logo-7691719316386.jpg
Shikime: 4
Madhësia: 41.8 KB]()
Kështu, kompanitë e Ajolës së Veliajt ndërlidhen me ato të familjarëve të saj jo vetëm me llojin e aktivitetit të ushtrojnë, por edhe me adresat.
Syri