Nga ferri në parajsë, Shqipëria merr barazimin historik kundër Kroacisë në Hamburg
![Emri: 448792444_1011084970383898_5562911989280838724_n.jpg
Shikime: 3
Madhësia: 58.6 KB]()
Pas humbjes me Italinë, ekipi kuqezi barazoi në frymën e fundit me Kroacinë në një ndeshje plot aksion dhe me emocione të forta në Hamburg. Shqipëria mori kështu një barazim të rëndësishëm në minutën e fundit përballë Kroacisë, me Klaus Gjasulën që shënoi në minutën e fundit te shtesës për ti dhënë pikën e parë kuqezinjve në këtë Europian.
Shqipëria luajti shkëlqyer në pjesën e parë, realisht. Si dhe në fundin e pjesës së dytë.
Qazim Laçi zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, por kroatët përmbysën me golat e Kramaric dhe minutën e 74-t dhe autogoli i Gjasulës në minutën e 76-të. Në fund, ishte pikërisht Gjasula që shënoi golin e barazimit, duke i dhënë Shqipërisë pikën e parë në Europian. Pra 2-1 për Kroacinë në tre minuta. Por në fund ndeshja u mbyll 2-2, duke e çuar ekipin kombëtar nga ferri në parajsë.
Ndeshja e radhës do të jetë kundër Spanjës.
Ndeshja
90+5- Gooool Shqipëria 2-2! Klaus Gjasula vendos baraspeshën, pas një asisti të shkëlqyer të Mitajt nga e majta.
76- Përmbys rezultatin Kroacia në 2-1. Gjasula shkakton autogol, pas një topi të larguar nga Gjimshiti.
74- Barazon Kroacia 1-1! Kramaric nuk fal në zonë, duke shënuar pas një pasimi të shkëlqyer.
11- Goooooool Shqipëria 0-1! Shpërthen festa në Hamburg. Qazim Laçi, shfrytëzon në mënyrë të shkëlqyer në zonë dhe zhbllokon sfidën, pasi asistit të Asanit.
![Emri: 448641369_1018166533012083_5509531984313687021_n.jpg
Shikime: 2
Madhësia: 85.6 KB]()
![Emri: croatia_v_albania_group_b_-_uefa_euro_2024.jpg
Shikime: 3
Madhësia: 50.8 KB]()
![Emri: 900-0-1718809261xgqcdoabwiaaxows-657.jpg
Shikime: 3
Madhësia: 49.3 KB]()
Koha Jone