Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Albin Kercenuesi

$
0
0
Tracey Ann Jacobson ka deklaruar se SHBA nuk mund të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje, përderisa nuk ndryshojnë taktikën e dhunës dhe agresionit. Ambasadorja amerikane ka shpalosur edhe detaje të një letre të Albin Kurtit dërguar ish-Sekretares Madeleine Albright, ku e kërcon atë se do t’i nxjerr njerëzit në rrugë nëse ajo vjen në Kosovë.

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka deklaruar se vendi i saj nuk mund të vendosë raporte normale me Lëvizjen Vetëvendosje, përderisa ajo nuk ndryshon taktikat e dhunshme.

Në një intervistë për “InfoMagazinën” e televizionit Klan Kosova, diplomatja amerikane ka treguar për herë të parë edhe përmbajtjen e një letre që kohë më parë Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ia ka dërguar ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Aty, sipas saj, ai e kërcënuar miken e madhe të Kosovës.

“Kemi kontakte në nivele pune. Njerëzit e arsyeshëm mund të mos pajtohen. Por unë nuk mund të pajtohem me taktikat e kërcënimit dhe dhunës”, ka deklaruar ajo.

“Unë kam marrë një letër shumë të mirë nga z. Kurti posa kam marrë detyrën si ambasadore dhe si e tillë unë mendova të kem një qasje të freskët për sa i takon kësaj lëvizje. Por pothuajse në të njëjtin moment e kam parë edhe letrën që ai (Albin Kurti) ia kishte dërguar znj. Madelene Allbright, shefes time të mëhershme, ku ai kërcënonte se bashkë me miq e familjarë do të ballafaqohej me të në rrugë, nëse ajo do të vinte në Kosovë”, ka shtuar Ambasadorja Jacobson.

Sipas saj, Vetëvendosje duhet të ndryshojë.

“Nuk pajtohem me demonstratat e dhunshme dhe letrat kërcënuese. Nëse kjo do të përfundonte atëherë ne do ta rishikonim qasjen tonë drejt tyre”, ka thënë ajo.

Ambasadorja amerikane në Kosovë në këtë intervistë ka folur edhe për skandalin e përgjimeve, dialogun politik me Serbinë, marrëveshjen që solli në Presidencë Atifete Jahjagën dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ajo është shprehur e shqetësuar me daljen në publik të përgjimeve.

“Mendoj se përgjimet janë bërë në bazë të një urdhri ligjor të një gjykatësi, si pjesë e një hetimi, gjë që është krejt e drejtë. Ne duhet të sigurohemi që procesi gjyqësor të jetë. Ne duhet të shqetësohemi që ato regjistrime janë bërë publike pasi ato i janë dhënë mbrojtjes. Ajo nuk duhej të ndodhte kurrë. Duhet të kuptohet saktë se si janë lëshuar ato përgjime”, ka thënë ajo.

“Mendoj se në secilin institucion njerëzit flasin ashtu ndërmjet vete. Në mënyrë të hapur. Unë gjithmonë mendoj se sa herë që jam në telefon dikush mund të më përgjoj. Është shekulli 21 dhe jo gjithçka tashti është private”.

Ndërkaq, në pyetjen se a është garantuese Ambasadorja e marrëveshjes politike nga Chris Delli, ajo është përgjigjur se “unë dua të përqendrohem kah e ardhmja jo nga e kaluara”.

“Unë s’kam qenë këtu kur është arritur marrëveshja politike, por e di që Presidentja është zgjedhur nga Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese ka vendosur që ajo të qëndrojë këtu. Mendimi im dhe i Sekretares së Shtetit është se ajo po punon shumë mirë dhe kanë mendim shumë të mirë për të.

Mendoj se nuk ka nevojë që për shkak të disa perceptimeve të vjetra në Kosovë të ndërrojmë atë. Unë mendoj se ajo duhet të qëndrojë aty”.

Për dialogun me Serbinë, Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka thënë se SHBA po punon ngushtë me europianët.

“Dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur problemet ndërmjet dy vendeve. Kemi bashkëpunim të mirë me Brukselin. Ka pasur vështirësi në zbatimin e marrëveshjes, përfshirë edhe IBM. Më vjen mirë që marrëveshja e IBM filloi të zbatohet dhe do të zbatohet edhe në dy tjerat deri në fund të vitit. Shumë mirë që dy palët po i cojnë proceset përpara, përfshirë këtu edhe për zyrtaët ndërlidhës. Serbët duhet të shpërbëjnë strukturat paralele në veri, derisa kosovarët duhet tu mundësojnë arsimin dhe trashëgiminë fetare për serbët.”, ka deklaruar ajo. gazetaexpress.com

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>