Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Shqiptarët blejnë shtëpi të shtrenjta në Prevezë e Thesproti

$
0
0
Shqiptarët blejnë shtëpi të shtrenjta në Prevezë e Thesproti


Prevezë, 10 dhjetor - Shqiptarët blejnë shtëpi të shtrenjta në Prevezë e Thesproti. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, që saktësojnë se shqiptarët blejnë shtëpi për pushime kryesisht në zonat bregdetare.

Sipas mediave, të cilat iu referohen agjentëve imobiliarë që ndërmjetësojnë shitjet, kohët e fundit kërkesa për blerje shtëpish të shtrenjta në bregdetin e Thesprotisë dhe Prevezës, është rritur mjaft, transmeton BW raportet.

“Shqiptarët paguajnë pa shumë pazare dhe diskutime, duke treguar se janë ekonomikisht të qëndrueshëm dhe se kanë të holla të mëdha”, citojnë mediat.

Preveza kohët e fundit është përmendur mjaft në media, që pas deklaratës së kryeministrit Berisha, i cili e përfshiu atë në tokat shqiptare. Një javë më pas, kultivuesit e ullinjve dëbuan nga pronat dhe bizneset e tyre punëtorët shqiptarë në shenjë proteste dhe tani vjen lajmi, se janë shqiptarët që blejnë prona në këtë vend.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370