Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24415

Rezultatet e CENSUSIT: 83% janë shqiptarë, 0.87% greke. Shqipëria ka më shumë katolik

$
0
0
Nga Muhamed Veliu, TCH

INSTAT ka përfunduar përpunimin e të dhënave të mbledhura nga censusi dhe pritet të deklarojë rezultatet më datë 13 dhjetor. Por Top Channel nga burime diplomatike në Tiranë, ka mundur të sigurojë përfundimet e censusit 2011, për dy prej aspekteve të më rëndësishme të tij, që janë kombësia dhe feja.

Pyetjes në formularin e censusit që lidhet me kombësinë i janë përgjigjur si shqiptare 83% e të pyeturve. Një e dhënë tjetër interesante lidhet edhe me numrin e minoritetit grek në Shqipëri, për të cilin ka pasur debate të vazhdueshme.

0,87% është numri atyre që e kanë deklaruar kombësinë si greke, ndërsa 0,2% janë deklaruar me kombësi maqedonase.

Të dhënat për besimin fetar të shqiptarëve, të mbledhura nga censusi, tregojnë se 57,12% janë deklaruar si myslimanë, 10,11 katolikë, ndërsa 6,8% ortodoksë.

Ateistë janë deklaruar 2,52%, bektashianë 2,11 % ndë rsa evangjelistë 0,11 %. Rezultatet e censusit, që lidhen me kombësinë, pritet të prodhojnë debate të forta, veçanërisht nga shoqatat e minoritetit grek, të cilat janë shprehur kundër censusit dhe kanë ndërmarrë një regjistrim të tyrin të minoritarëve në jug të vendit.

Një tjetër shifër që bie në sy është ajo e komuniteteve fetare, më saktë atij të krishterë, ku për herë të parë zyrtarisht bashkësia katolike sipas shifrave të censusit është më e madhe se ajo ortodokse.

Disa javë më parë INSTAT publikoi disa të dhëna paraprake nga ku rezulton se popullsia e Shqipërisë është 2,831,741 banorë. Ndërkohë që numri i popullsisë nga censusi i vitit 2001 ishte 3,069,275. Vihet re se numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Supozohet që shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë.

Për herë të parë në historinë e censuseve të kryera në Shqipëri, popullsia, e cila jeton në zonat urbane, është më e madhe se ajo në zonat rurale. Kështu, 53.7% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% në zonat rurale. Censusi 2011 në Shqipëri është i 11-ti në historinë e censuseve të kryera në vendin tonë. Ai është pjesë e censuseve të planifikuar nga UNECE/Eurostat në të gjithë botën.

Kombësia

Shqiptare 83%

Greke 0,87%

Rome 0,3%

Aromune 0,3%

Maqedonase 0,2%

Egjiptiane 0,12%

Malazeze 0,01%

Të tjerë 0,1

Nuk u përgjigjën 14,07

Feja

Islame 57,12

Katolikë 10,11

Ortodoksë 6,8

Bektashjanë 2,11

Evangjelistë 0,11

Kristianë (të tjerë) 0,1%

Ateistë 2,52

Besimtarë të pakarakterizuar 5,53

Besime të ndryshme 00,2%

Nuk u përgjigjën 13,89 %

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24415

Trending Articles


Prishtinë: E diela të bëhet ditë pushimi për të gjithë


Femij i vogel ne enderr


Frizura te thjeshta per nuse elegante


Cunami në Top Channel: Nga Rudina Xhunga te Monika Stafa, të gjitha largimet


Misteri i fshatit ku vajzat shndërrohen në djem


Thënie nga Ramiz Karaeski


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


sex me lek


Syri i keq (mësyshi)


Urime Ditelindjen Shoqe



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>