Është koha e rigjetjes së vetes për ne. Historia filloi kur Gazeta Shqiptare zbuloi petët e lakrorit dhe përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, e çoi në Gjykatën Kushtetuese, të famshmen Marrëveshje për detin. Për fat, ky organ e hodhi poshtë. Berisha i zënë me presh në dorë, u përpoq ta minimizonte bëmën e tij dhe i quajti faqezinj denoncuesit. Nuk ishte hera e parë që mëkatet e tij ua u vesh të tjerëve. Ngjarja shkaktoi reagim në publik dhe këtë impuls e ndjeu një politikan rishtar, i cili inicioi një lëvizje, tashmë të kthyer në parti, të quajtur Aleanca Kuq e Zi. Socialistët, si parti e madhe, kanë meritën e kundërshtimit institucional të një marrëveshjeje, që mund ta mpakte territorin shqiptar me 300 km2, por edhe ju duhej të ruanin maturinë si forcë e ardhshme qeverisëse, që të mos rrëshqasë në frazeologji agresive nacionaliste. Në të kundërt, Aleanca, si lëvizje që kërkonte të identifikohej në tregun politik, nuk mungoi përdorimin e frazeologjisë agresive, e cila për hir të së vërtetës, sipas standardeve europiane, nuk është shovene. Tjetër se për fqinjët tanë, çdo artikulim i identitetit tonë, ju duket agresiv. Por risia e fundit është nacionalizmi i Berishës. Pas festimeve në Vlorë, mendoi të shalojë kalin e nacionalizmit, me shpresë se do mund të tërheqë vota në shportën e tij elektorale, e cila pas skandaleve të vjetra e të reja, është bërë shoshë. Por a besohet Berisha në nacionalizmin e tij të rigjetur? Nuk është nevoja të shkosh larg në kohë. Mjaftojnë lëvizjet e fundit të qeverisë së tij për të kuptuar se gjithçka është farsë. Duke filluar nga fqinji ynë verior, Serbia. Jo larg, por një muaj më parë, ministri i Jashtëm serb, Mërkiq, zhvilloi një vizitë në Tiranë. Nuk kishte axhendë dypalëshe në udhëtimin e tij. U pyetën si janë dhe si ia çojnë me Panaritin, vizitoi vrakaçorët në Shkodër, megjithëse këta të fundit janë malazezë, dhe iku. Një vizitë pa asnjë lloj interesi për Tiranën, por që i jep kredenciale të mëdha Serbisë në sytë e BE, si faktor stabiliteti rajonal.
Disa ditë më parë zhvilloi vizitë kryeministri maqedonas, i njohur për qëndrimin e tij arrogant ndaj faktorit shqiptar dhe përçarës i tyre. Nuk kishte pse takohej, pasi raportet e tij me Shqipërinë duhet të varen nga ato që ka me shqiptarët atje, i cili element nuk duhet defaktorizuar nga Tirana zyrtare.
Provokoi fqinjin e jugut, duke rihapur probleme me Greqinë, me frazeologji artificiale, e cila nuk i shkakton asfarë problemi fqinjit tonë dhe nuk e forcojnë pozitën tonë në raport me të. Dihet që ne jemi nevojtarë për raporte të mira me BE-në, ashtu siç e dimë që Greqia edhe pse pa ndjenja mbi tapet për shkak të krizës, do gëzojë mbrojtjen e tutorit të saj që është Brukseli. Atëherë përse duhej përmendur Preveza. Dihet që në Prevezë, para njëqind vjetësh kanë qënë shqiptarët, ashtu siç sot është e vështirë të gjesh njeri që të flasë shqip, e nëse gjendet, zor se të flet. Është e njohur që i gjithë brezi kufitar me Greqinë janë fshatra dikur të populluara nga shqiptarë, që sot nuk flasin gjuhën dhe nuk pranojnë identitetin tonë. Atëherë për çfarë bëhet gjithë kjo zhurmë? Për hir të historisë? Po dihet që sa herë Berisha fut duart në të, vetëm se hap probleme. Për disa vota që mund të hyjnë në shportën elektorale? Por kjo i krijon kosto politikës së jashtme. Pasi folësi nuk është përfaqësues i partive në opozitë, por kryeministri i vendit, i cili ka në dorë shumë mekanizma të frenojë shovinizmin e fqinjëve, se sa ti provokojë në tym me deklarata boshe. Nuk po përmendim çështjen e varrezave, regjistrimin etnik sipas shijeve të Bollanos dhe detin. Jo më larg se disa ditë përpara, Spiro Ksera, ministër i qeverisë së tij, merrte pjesë dhe bisedonte në një aktivitet kushtuar ditës kur Metaxa i tha Jo ultimatumit të Musolinit. Meqë ra fjala, dhe për hir të historisë, Metaxai nuk ishte aq levend sa ti thoshte gjithë mospërfillje një Jo të shkurtër ambasadorit italian, por i habitur e i trembur e pyeti në frëngjisht Atëherë do kemi luftë?.
Por për tu kthyer në realitetin e sotëm, në këtë takim ku rievokohet beteja për Vorio Epirin, Ksera merrte pjesë në ceremoni dhe bisedonte ngrohtësisht me deputetët fashistë të Agimit të Artë, që e ka në program rivendikimin ndaj territorit tonë. Atëherë nacionalisti Berisha, pse nuk e përzë nga qeveria këtë farë ministri? Nuk mund të luajë me harresën, pasi ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë përpara. Pse nuk kërkon për reciprocitet që të zhvillohet një ceremoni përkujtimore në tokën greke në kujtim të masakrës ndaj çamëve? Çfarë ka bërë për çështjen e gazetarit Marin Mema dhe a e ka ndjekur problemin e tij më tej? Pse i lejon përfaqësues të Agimit të Artë të rivendikojnë tokat tona në ceremoni në Himarë dhe nuk i përzë prej leckash? Ky farë trimi, që kryeson Qeverinë shqiptare nuk guxoi të përzinte konsullin grek në Korçë, Ikonomus, por e la të mbaronte qetësisht mandatin. Qoftë edhe një qëndrim ndaj këtyre ngjarjeve dhe e bërë sipas ligjeve ndërkombëtare, do ti jepte të drejtën të luante kartën morale të nacionalistit kryeministrit tonë. Por mospërputhja e realitetit me deklaratat nuk bën gjë tjetër veçse e bën shembull të demagogut. Ndërkohë, në krah tjetër, si rrallëherë në historinë e diplomacisë greke, ministri i Jashtëm, Avramopullos, është një njeri mendjehapur dhe pa paragjykime, i cili ka pranuar të bisedojë tema që diplomacia shqiptare i kishte harruar dhe ishte e frikësuar ti ngrinte në bisedime prej kohësh. Është një njeri me mendësi europiane, i cili në kundërshtim me antishqiptarizmin e klaneve vllahe, që janë në aparatin e Ministrisë së Jashtme greke, po bën përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e vjetër. Në këtë kontekst, frazeologjia nacionaliste e Berishës nuk ndihmon çështjen shqiptare dhe as zgjidhjen e problemeve që kemi pezull, por është një ndihmesë ndaj forcave shovene prezente në administratën dhe politikën greke, veçanërisht në aparatin e Ministrisë së Jashtme.
Mjaftojnë shembujt e mësipërm, për të kuptuar se nacionalizmi i vonë i kryeministrit tonë nuk është vetëm se një gur më tepër që Berisha var në qafën e shtetit shqiptar. Nacionalizmi sot është një kalë, që shumë vetë duan ti hipin, me shpresë se do ti çojë në fitore. Ca nuk dinë ti hipin, e ca nuk dinë ta ngasin. Por Berisha është i vetmi që do ta ngarkojë me mëkatet e tij, e tia lerë në kurriz deri sa të ngordhë.
Nga: DRITAN HILA