Lufta në Siri ka marrë mijëra jetë njerëzish e ka shkatërruar qindra mijëra jetë të tjera.
Prej muajsh në Jordani, thuajse 10 kilometra larg kufirit me Sirinë, është ngritur një kamp për refugjatët sirianë. Kampi Zataari ka më shumë se 42 mijë sirianë,citon tema.
Gjendja aty është katastrofike. Uji është i pakët, higjiena është e tmerrshme, kurse energjia thuajse mungon fare.
Por tani vijnë lajme shokuese nga ky kamp. Femrat e reja siriane po u shiten pasanikëve arabë për tu martuar.
Gazeta italiane Corriere della Sera raporton se për gratë paguhen mes 1 mijë deri në 2 mijë euro. Ndonjëherë edhe 4500 euro, kur refugjatet kanë humbur gjithçka. Bëhet fjalë edhe për vajza 15-16 vjeçare, që u shiten ofertuesve pasanikë.
Për Washington Post, Abu Jusuf tregon historinë e vajzës së tij 27 vjeçare, që mbeti e ve. Ai ia shiti vajzën një inxhinieri saudit, 55 vjeçare. “Natyrisht do të doja që ajo të martohej me dikë nga zona jonë, por çfarë të bëjmë,” tha ai.
Gazeta amerikane raporton edhe për rastin e Fatimes 19 vjeçare, që u shit tek një 45 vjeçar nga Kuvajti.
“Bashari na ka shkatërruar shtëpitë dhe jetën. Me këtë martesë do të nis një jetë të re në një vend të ri,” thotë ajo.
Pasanikët arabë vijnë në kampin e refugjatëve me taksi të posaçme për të kërkuar gra. Amira, një 56 vjeçare jordaneze, është sekseria e martesave./Indeksonline/