Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24450

Martesa në moshë te re e Aishes,nënës së besimtarëve.

$
0
0
Ebu Abdurrahman Robert Skuirs
Përktheu: Elton Gjeçi

Martesa e Profetit Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) me Aishen, bijën e Ebu Bekrit, kur ajo ishte mjaft e re në moshë, ka qenë fokusi i shumë kritikave në perëndim. Fatkeqësisht, në periudhën neokolonialiste të bombave inteligjente, MTV-s, CNN dhe Big Mac-ut, disa nga ata që shprehen të jenë muslimanë vetë janë bërë kritikë. Shumë muslimanë, të ballafaquar me maunen e të quajturave vlera “universale” liberale perëndimore, e që kanë depërtuar gati te të gjithë rrethet e tyre, me droje shmangin diskutimin e kësaj teme “të sikletshme” islame. Është një e vërtetë e qartë vëzhgimi. se megjithëse fuqitë evropiane kanë tërhequr ushtritë e tyre koloniale prej tokave të muslimanëve dhe i kanë dhuruar atyre “pavarësinë”, një murtajë (fatkeqësi) akoma më e madhe vazhdon. Ky mallkim është kolonizimi i mendjes dhe është shumë më i rrezikshëm, sepse është shumë më i mprehtë. Dashtë Zoti, që ky artikull është një kontribut për t’i bërë të ditur muslimanët dhe jomuslimanët jo vetëm për faktet objektive në lidhje me martesën e Profetit me Aishen, por edhe si duhet kuptuar ajo në dritën e Islamit.
Mjerisht për ata prej nesh që përpiqen të përhapin të vërtetën e Islamit në perëndim, na duhet shpesh të biem dakord me orientalistin W. Montgomery Watt kur shkruan: “Prej të gjithë burrave të mëdhenj të botës, për asnjë nuk është shpifur më tepër se sa për Muhamedin.”[1] Por këtu, ndryshe nga zakonisht, kemi të bëjmë me diçka që është pjesë autentike e historisë së Islamit, jo një ngjarje e sajuar që perëndimorët prej budallallëkut e besojnë si të vërtetë, ashtu si i ashtuquajturi incidenti i “vargjeve satanike”. Që një burrë në të pesëdhjetat të martohet me një vajzë kaq të re – veçanërisht një njeri që është për të qenë shembull devotshmërie – është jo vetëm e vështirë për shumë perëndimorë “modern” për ta pranuar, por ka shkuar aq larg sa të ndjell neveri “sjelljeje seksuale”. Përballë kësaj kritike muslimanët nuk kanë reaguar mirë. Në shekullin e kaluar, kur mjaft muslimanë ishin të perëndim-toksikuar dhe gati për të imituar evropianët në pothuajse çdo gjë, reagimi i zakonshëm ishte të mohonin burimet që transmetonin “problemin e sikletshëm”. Për muslimanët “modernist”, që arsyetojnë se vetëm një hukm (rregull, ligj) i dalë prej Kuranit është islamikisht i vlefshëm, larja duart nga ky “siklet” ishte i lehtë. Ata thjesht mohojnë se kjo gjë ka ndodhur dhe sulmojnë burimet që e transmetojnë atë. Fatmirësisht për muslimanët shfajësimet e këtyre “Xhaxha Tomëve të Islamit” janë venitur në periferinë e largët të gjërave që thuhen e duhen harruar si të pa vlera. Megjithatë ka akoma shumë muslimanë që përpiqen të anashkalojnë atë që ata e shikojnë si problem, duke injoruar burimet autentike islame, ndërkohë që vazhdojnë të deklarojnë të jenë pasues të Ehli Sunetit (që do të thotë muslimanë suni ortodoks). Shumë muslimanë të tjerë pyesin veten a është kjo histori e vërtetë dhe si ta kuptojnë atë n.q.s. është e tillë.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24450