Me shume se nje fjalim do e quaja nje reflektim te bukur mbi shqiptaret ne histori...
Fjala e Presidentit Nishani në Pritjen Zyrtare dhënë në Pallatin e Brigadave (28 nëntor 2012)
Të nderuar Presidentë të Kosovës dhe Malit të Zi,Të nderuar Kryeministra të Shqipërisë dhe Sllovenisë,Të nderuar Kryetarë të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës,I nderuar zoti Martens,Të nderuar deputetë, ministra, shkëlqesi ambasadorë,Të nderuar kryetarë të partive politike, krerë të bashkësive fetare, miq dhe të ftuar,Të dashur motra e vëllezër shqiptarë kudo ku jeni,
Sonte, të mbledhur këtu për të kremtuar 100 vjetorin e shtetit tonë, le të bëjmë diçka të ndryshme, një përjashtim nga fjalimet formale, le të mburremi pak.
Nuk është mëkat të mburresh një herë në 100 vjet.
Shteti ynë është 100 vjeç. Pra jo i vjetër. Por ne dhe historia jonë jemi shumë më të hershëm se këto 100 vjet. Ne jemi bashkëmoshatarë të njerëzimit. Jemi milenarë. E vërteta është se gjatë ekzistencës sonë nuk kemi zbuluar gjëra të mëdha apo ndonjërën nga mrekullitë e botës, pooor
Kemi rrënjë pellazge. Histori Ilire, me Mbretër dhe Perandorë që ndikonin rrjedhat e Historisë antike.
Kemi gjuhën tonë, Gjuhën e mrekullueshme Shqipe, që është nga më shprehëset, nga më të pasurat, nga më të zhdërvjelltat, dhe nga më të bukurat e të gjitha gjuhëve, dhe, si është tashmë e provuar shkencërisht, Gjuha Shqipe është ndër vendet e para të klasifikimit të vjetërsisë të mbi 6 mijë gjuhëve që sot planeti ynë shkruan dhe flet.
Kemi qenë, jemi dhe do jemi, vigjëlues të rreptë të qytetërimit perëndimor, të cilit, pavarësisht trilleve historike që hera-herës na kanë ndarë, vetvetiu i përkasim.
Në tokën tonë, ku kudo që të gërmosh, qoftë edhe 1 metër thellë, gjen diçka antike, dhe ku mbi çdo majë kodre ka nga një rrënojë kështjelle, ka dëshmi të sigurta të qytetërimeve të hershme, ekonomike, kulturore, artistike. Të parët tanë kanë qenë luftëtarë të shquar në të gjithë botën për trimëri, besë dhe inteligjencë.
Mesjeta jonë është plot me Kontër, Princër, Pashallarë dhe dijetarë me bëma nga më interesantet.
Jemi heronj të luftrave të panumërta mbrojtëse.
Kemi pasur, Robin Hudet tanë.
Kemi jo një, por disa, Nete të Shën Bartolomeut.
Kemi autorë veprash madhore kulturore.
Përkthime madhështore të veprave letrare, nga më të rëndësishmet e planetit, në gjuhën tonë janë bërë nga mjeshtëra që i ka zili bota.
Kemi Gëten tonë, Lasgush Poradecin.
Ndër shkrimtarët e gjallë me përmasa botërore, më i madhi prej tyre është i yni, Ismail Kadare.
Kemi edhe Neronin tonë, Diktatorin komunist.
Jemi pjestarë të Aleancës mbrojtëse më të fuqishme të botës.
Jemi kontribues në eksportimin e paqes në zonat e nxehta të planetit.
E tërë historia jonë është histori fluturimesh dhe rrëzimesh të pafundme, pas të cilave rrëzime gjithmonë jemi ngritur, gjithmonë e më të fuqishëm, gjithmonë e më të freskët. Fluturimi, rrëzimi, ringritja, dhe përsëri fluturimi, e përsëri rrëzimi, e përsëri ngritja, në një spirale të pafundme vuajtjesh të llahtarshme dhe sakrificash të paimagjinueshme, është çelësi i të kuptuarit të mbijetesës sonë.
Po të meta a kemi?
Sigurisht që kemi.
Po ashtu si gjithë të tjerët kanë të tyret, kemi edhe ne, grindavecët tanë, sherrxhinjtë tanë, dembelët tanë. Por e meta jonë kryesore, është se jemi pak, dhe trualli në është i vogël. Kështu thonë të tjerët. Se për vet ne, vogëlsia gjeografike dhe numerike, nuk është aspak e metë apo mungesë, por luks.
Se ne nuk jemi poçe prej balte, por gotë qelqi kristali; nuk jemi ujë i ngrohtë deti, por ujë i freskët burimi.
Ne shqiptarët kemi një avantazh të madh; ne nuk i bëjmë keq kujt. Por edhe kur bëjmë ndonjë të keqe, atë të keqe ia bëjmë vetes. Thuhet e përsëritet, më së shpeshti prej vet nesh, se e gërryejmë shumë veten, dhe në çdo gjë jemi të fundit.
A është e vërtetë, dhe a ndodh për fajin tonë? Unë them se është një lloj kuptimi e vërtetë, por nuk mund të konsiderohet e metë, dhe nuk është tërësisht për fajin tonë.
Ja një provë ilustruese. Fill pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, kombet deri atëhere të nënshtruara nga kjo Perandori, sapo u ndjenë të lirë, në vend që të bënin gjëra të mira e të mbara, menjëherë bënë një gjë të keqe. Iu vërsulën njëri-tjetrit me egërsinë më të madhe për ti shkëputur copa. Viktima e parë kriminale e kësaj kacafytjeje me pasoja të rënda deri në ditët e sotme jemi ne shqiptarët e pakët dhe Shqipëria jonë e vogël.
Megjithatë, nuk dëshpërohemi. Se edhe pse kemi me pakicë disa gjëra, kemi me shumicë kryesoren; Energjinë. Përndryshe nuk do ishim sot këtu, të lirë duke festuar këtë datë të shenjtë.
Ne shqiptarët jemi jo pak të çuditshëm; konsumatorë tekanjozë, dashuronjës të dalldisur, mbretër të vetes, që pretendojmë të kemi; secili aeroportin e vet, secili autostradën e vet, secili spitalin e vet, secili prokurorinë dhe gjykatën e vet. Po, kështu jemi. Por dimë edhe të përshtatemi, dhe sigurisht që po përshtatemi e do përshtatemi për tu bërë banorë të denjë të shtëpisë së madhe europiane.
Jemi vendi dhe kombi me dëshirën më të madhe për tiu bashkuar Europës.
Kjo marrëdhënie kaq e ngushtë e Shqipërisë me Europën, me në sfond viganët tanë vizionarë shtetformues; Ismail Qemali, Faik Konica, Eqerem Bej Vlora, Fan Noli, Ahmet Zogu e të tjerë, na kujtojnë dhe na bindin sa të drejtë kishte Poeti, dhe çarsye madhore ka sot secili nga ne për të shqiptuar edhe një herë, me më tepër vendosmëri se kurrë, fjalët drithëruese;
Unë këtu jam
E këtu do të jem
Derisa mali të bëhet hi
E hiri Mal përsëri.
GËZUAR!
Bujar Nishani
Presidenti i Republikes se Shqiperise