Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Piktura Murale ne Gjimnazin e Tiranes- Legjendat Shqiptare sipas te rinjve

$
0
0
http://www.legjendatshqiptare.blogspot.com/

Projekti Shpresa mbi Mure nisi veren e vitit 2000 ne ish gjimnazin e Tiranes sot shkolla e mesme e pergjithshme Qemal Stafa gjate drejtimit te z. Gjergj Zaharia dhe nendrejtores Nora Malaj.
Iniciativa mberriti nga Fondacioni Christian Children drejtuar nga znj.Linda Spahiu dhe stafi i saj i mbeshtetur nga fondacioni Unicef.
Fillimisht propozimi u prit me dyshim per te realizuar murale brenda mureve te shkolles nga drejtuesit pasi deri atehere nuk kishte patur piktura vetem ne eksterieret e gjimnazeve te kryeqyteitit.
Me nderhyrjen e profesionisteve nga Universiteti i Arteve pedagogeve Fatos Kola dhe Shaqir Veseli ne deget e skulptures dhe skenografise forma e realizimit u miratua nga drejtoria e shkolles dhe komuniteti i prinderve
i perfaqesuar nga zoti Nikolin Kurti.
Propozimi ishte per te organizuar nje konkurs ku vete gjimnazistet me talent vizatimin do te perzgjidheshin per keto legjenda kombtare te pershkruara me se miri ne prozen e Kutelit dhe perrallat shqiptare:


Legjenda e Ylberit

Legjenda e Mujit dhe Zanave

Legjenda e Kostandinit

Legjenda e Gjergj Elez Alise

Legjenda e Syrit te Kalter


Legjenda e Tomorrit dhe Shpiragut

Legjenda e Rozafes

Legjenda e Skenderbeut


Realizimi i boceteve fituese zgjati afro dy jave me ndihmen e grupit artistik te biblotekes se shkolles Qemal Stafa organizuar nga mesuese Shpresa.

9 skice-idete u perpunuan e moren jete nga pedagoget dhe studentet e skulptures dhe piktures dhe u materializuan pergjate tre muajve
ne diten e 28 Nentorit.


Gjate murales se Skenderbeut pati veshtiresi ne ngjitjen ne lartesine e tre - kater metrave nga piktoret duke rrezikuar dhe renien e lire per shkak te mungeses se mjeteve si skelerite duke improvizuar me banka. Gjithshka shkoi mire dhe muralet u komplimentuan fillimisht nga prinderit dhe nxenesit gjate nje takimi ne fundjave.


Me vone me kerkesen e prinderve dhe drejtorise u be e mundur qe permes studios grafike te zotit Ilir Rexha te zbatohej nje tjeter miniprojekt;
Muzeu fotografik i personaliteteve ne vite te gjimnazit tiranas qe nga artistet,sportistet, shkencetaret, mesuesit dhe drejtoret ne vite.


Projekti "Shpresa mbi Mure" perfundoi ne dhjetorin e vitit 2000.

Realizoi: Andi Bica

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>