Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24462

Hapet gara per Prokurorin e Pergjithshem

$
0
0
Prokurori i ri, Presidenti në konsultime me partitë parlamentare


Patozi: Kandidati të jetë i fushës së drejtësisë, të ketë integritet moral dhe profesional

ABC News

20 nëntor 2012 14:42

Presidenti, Bujar Nishani ka thirrur sot ne takime te veçanta konsultuese me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, te cilat synojnë te evidentojnë vlerat me te mira qe duhet te përfaqësoje figura e ardhshme e Prokurorit te Përgjithshëm, si nje pozicion i rendesishem ne sistemin e drejtësisë ne Shqipëri.

Takimet
Në orën 10:00 ashtu siç e parashikon axhenda është shfaqur në ambientet e Presidencës kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, i cili ka startuar dhe turin e konsultimeve për kryeprokurorin e ri të Republikës. Mësohet se gjatë kësaj bisede kreu i ligjvënësve demokrate ka propozuar qe kandidati të jetë i fushës së drejtësisë, të ketë integritet moral dhe profesional.
Kreu i ligjvënësve socialistë, Gramoz Ruçi ka përfunduar takimin me Presidentin Nishani ka ka shprehu qartazi qëndrimin e forcës parlamentare që përfaqëson lidhur me mandatin e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama. Sipas tij, PS është e mendimit se mandati i kryeprokurorit aktual përfundon në 23 maj dhe jo në 22 nëntor, siç mendon mazhoranca qeverisëse dhe vetë kreu i shtetit. Një qëndrim të tillë, Ruçi bëri me dije se e ka propozuar dhe me shkrim për Presidentin.

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka propozuar një emër konkret për kandidaturën e Kryeprokurorit të ri. Një fakt i tillë behët i ditur paraprakisht nga kjo seli, ndërkohë që konfirmohet se kreu i grupit parlamentar i kësaj partie, Lefter Koka i ka propozuar kreut të shtetit gjatë takimit për përcaktimin e kritereve që duhet të gëzojë kandidatura për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, që kjo figurë të ketë integritet moral, profesional, të mos ketë implikime në të shkuarën dhe të ketë eksperiencë në drejtësi.
Neritan Alibali dhe Alfred Deshati janë përfaqësuesit e Partisë republikane që po zhvillojnë takimin e radhës me kreun e shtetit, ku do të diskutojnë pikërisht për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri. Në fund të takimit, përfaqësuesit e PR-së konfirmuan se “për ne mandati i kryeprokurorit përfundon në nëntor, kandidatura të ketë integritet profesional, moral, si dhe të ketë eksperiencë në drejtësi”.
Ndërsa kreu i PBDNJ-së, pas takimit me kreun e shtetit vlerësoi se zgjedhje e Prokurorit duhet të jetë një zgjedhje mbi partitë politike.
“Tashmë për ne nuk ka rëndësi data e mbarimit të mandatit, pasi kjo pikë duhetj të ishte konsultuar më herët, e rëndësishme është që për postin e kryeprokurorit të gjendet një person konsensuale dhe që zgjidh problemet e drejtësisë”, deklaroi Dule.

Axhenda
Takimet do të zhvillohen në mjediset e Presidencës dhe zyra e shtypit pranë këtij institucioni zbardh axhendën e takimeve:
Ora 10:00 - Takim me Kreun e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, Z. Astrit Patozi
Ora 11:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Z. Gramoz Ruçi
Ora 12:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar te Partise Levizja Socialiste per Integrim, Z. Lefter Koka
Ora 13:00 – Takim me Kryetarin e Partise Republikane, Z. Fatmir Mediu
Ora 14:00 – Takim me Kryetarin e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Z. Vangjel Dule
Ora 15:00 – Takim me Kryetarin e Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, Z. Shpetim Idrizi

ABCNews


.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24462

Latest Images

Trending Articles



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>