30 Tetor, 2012
Kleriku i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Mitropoliti i Gjirokastrës, Dhimitri, ka bërë thirrje antishqiptare dje në Himarë, ku drejtoi një meshë në kujtim të ushtarëve grekë, të rënë në luftën italo- greke, raporton Shekulli.
Dhimtrios tha se Himara ka qenë dhe do jetë tokë greke.
“Kjo meshë mbahet në kujtim të festës kombëtare greke të 28 tetorit, e cila lidhet edhe me 100 vjetorin e çlirimit të Himarës nga zgjedha turke. Kjo meshë zhvillohet në kujtim të udhëheqësit të lirisë, Spiro Spiromilo. Të rinjtë duhet të mësojnë historinë e heronjve të tyre, të mos harrojmë të kaluarën tonë. Heronj që na lidhin me të përbashkëta, të cilat janë atdheu dhe feja ortodokse. Dhe kjo tokë, Himara, ka pasur marrëdhënie të pandërprera me Konstandinopojën, ka qenë syri i Bizantit këtu. Prindërit tuaj duhet t’ua thonë dhe mësojnë, të kalojë ky mesazh nga gjenerata në gjeneratë, se ne nuk erdhëm nga ndonjë vend dhe u vendosëm në këtë tokë, por kemi qenë këtu shekuj përpara, ishim këtu edhe në kohën e Perandorisë Romake dhe Greqisë së Lashtë. Ishim këtu edhe në kohën e luftërave ballkanike, kohë kur ndodhën edhe ndryshimet e mëdha territoriale. Ishin grekët që erdhën nga Greqia dhe çliruan këtë tokë. Po pse erdhën në Himarë se kishin ndonjë të afërm të tyre? Jo, kishin lidhje gjaku, ishin grekë dhe e