Tahiri: Jahjagës ti vijë turp
Opozita nuk mori pjesë dje në homazhet për varrimin e Zogut. Madje përfaqësues të saj mbajtën një qëndrim kundër ceremonisë me protokoll shteti. E dinte Atifete Jahjaga këtë marrëveshje para se të nderonte Zogun? Për turpin e Saj, të lexojë mirë Pikën 12, fjalia 2- të e kësaj marrëveshje, e të kuptoje mirë kush ishte Ahmet Zogu!, shkruan në Facebook, nënkryetari i grupit parlamentar të PSsë, Saimir Tahiri. Kritika ka lëshuar dje edhe nënkryetari tjetër i grupit parlamentar, Erjon Braçe: Atifetja e Republikës së Kosoves sot para kutisë së eshtrave të Ahmet Zogut: Kthimi i eshtrave të Naltmadhnisë Zogu i Parë është shembull i drejtësisë hyjnore!!! Zotni Hasan Prishtina, të kërkoj ndjesë që të përfaqeson sot e paditur me pushtet si kjo!!, shkruan Braçe në web.
Gazeta Shqiptare
19-12-2012