Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24438

Shtypi ne Kosove

$
0
0
Gazetaria në Kosovë-Rrugë njëkahëshe




Nga:Skënder LIMANI



Mungesa e bashkëpunimit mes gazetarëve dhe njerëzve relevant që ofrojnë informata “të dorës së parë” është ashiqare në Kosovë. “Gazetarët” këtu mund të jenë të gjithë, të çdo redaksie, pa dallim se cilit mediumi i takojnë, pra, gazetës, radios, televizionit, etj. Ndërsa, “njerëzit relevant” mund të jenë burimet e informatave ose të treguesve/indikatorëve për ngjarje ose situata të dyshimta që dalin përgjatë qeverisjes. Pra, këta “njerëz relevant” zakonisht gjendet brenda institucionit.

Në fakt, kjo është gazetaria që aplikohet ose zbatohet në këtë kohë në Kosovë. Sigurisht, ky trajtim në këtë mënyrë, ngritë çështje të shumta. T’i zgjedhojmë.
Për demokracinë thuhet që është sistem/mënyrë e avancuar e qeverisjes publike/shoqërore në krahasim me sistemet e tjera të mëhershme politike. Por, a është demokratik ai vend që nuk aplikon sistem qeverisës presidencial? Për t’u mos u thelluar shumë në sistemin politik të quajtur demokraci, por në kuptimin klasik- politik dhe sidomos në kuptimin e saj kundrejt gazetarisë, shumë palë të përfshira, demokracinë e konsiderojnë dhe e trajtojnë në forma dhe mënyra të ndryshme. “Demokracia nënkupton ndryshe për kombet/vendet e ndryshme”, thonë politikanët. Kjo është, siç do të thoshin shkrimtarët, ikje nga realiteti, ikje nga liria dhe, çka është me e rëndësishme për shoqërinë, pra, për qytetarët, ikje nga përgjegjësia. Shkurt, politikanët përdorin dhe shfrytëzojnë demokracinë aq sa u nevojitet, pra, aq sa përfitojnë nga ajo për të mbetur në pushtet dhe të drejtojnë biznesin. Individët mund të ndërrohen në pushtet por jo qasja e përgjithshme, mendësia.



Tashti, në këtë kuptim, gazetaria luan rolin kyç dhe të vetëm/vendimtar: informimin karshi shoqërisë-qytetarëve. Kur politikanët përdorin dhe shfrytëzojnë demokracinë sipas tipit “aq sa nevojitet” atëherë gazetaria merret me produktet/prodhimin, pra, rezultatin dhe rezultatet e punës së politikanëve në tërësi sepse gazetaria nuk njeh pozitë-opozitë. Dhe asgjë më shumë, asgjë tjetër. Kjo rëndom ndodhë kështu sepse gazetaria, pra, gazetarët, nuk guxojnë të përfshihen në politikë, në asnjë situatë, në asnjë moment. Shkurt, gazetari informon shoqërinë.



Por, në Kosovë po ndodhë diçka tjetër, diç ndryshe. Shumica e lajmeve, kudo e kurdo që transmetohen ose publikohen, janë më shumë protokollare, pra, ku politikani, pa marr parasysh se cili dhe cilit etnitet i takon, është gjithmonë dhe vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Në këtë kuptim, gazetaria në Kosovë ka lindur, pra, ka prodhuar krijesa mediale nga hiqi. Pra, njerëz të ndryshëm, si vendorë si ndërkombëtar, me karakter dhe prapavija të ndryshme, kanë arritur që të flasin dhe të marrin vendime për Kosovën, pas asnjë ditë përvoje pune, sidomos në politikë. Shkurt, po të mos ishin mediat, këta njerëz që pretendojnë që udhëheqin sot Kosovën, nuk do të ishin aty ku janë sot. Tek e fundit, nëse nuk i publikon ose emeton asnjërin nga këta politikanë për një javë atëherë shoqëria e Kosovës do t’i harroj menjëherë. Shkurt, këta njerëz, këta politikanë, nuk shquhen në shoqëri me vepra, pra, punë, por me fjalë dhe atë mjaft të kota, por që, fatkeqësisht, mediat në Kosovë i bëjnë të tingëllojë dhe shfaqen si të rëndësishme.



Tashti, a është kthyer edhe gazetaria e Kosovës pjesë e politikës ditore në Kosovë e tipit të demokracisë aktuale apo thjeshtë kemi të bëjmë me njerëz të papërvojë, pra, me gazetarë, redaktorë, botues dhe drejtor gjeneral të papërvojë në media dhe shoqëri? Duket që të dyja të jenë të vërteta.
Sigurisht që media është mjeti i informimit por jo mjet i informimit në duart e politikanëve. Gazetaria, pra, mediat, duhet të qëndrojnë dhe të vendosin veten e tyre midis qytetarëve e jo midis politikanëve, siç po ndodhë tani. Gazetaria në Kosovë duhet të raportoj nga këndvështrimi qytetar e jo politik ose zyrtar. Kështu siç është, nuk është çudi pse gazetaria në Kosovë ka rënë zhag për toke për nga shikueshmëria, dëgjueshmëria dhe leximi. Sepse mediat e Kosovës nuk janë të qytetarëve andaj jo për qytetarët. Për më tepër, gazetaria në Kosovë shpeshherë është kthyer dhe vazhdon të kthehet kundër qytetarëve të vet, siç ishte rasti me “ngjarjet e marsit 2004”. Ngjarjet e marsit 2004 nuk ishin prodhim i gazetarisë por i veprave dhe i punës së politikanëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Shkurt, i mospunës së tyre por i fjalëve të kota por që, edhe një herë, media i bëri të rëndësishme në kurrizin e vet dhe të shoqërisë/qytetarëve të Kosovës. Pra, edhe kur nuk shikohen, dëgjohen dhe lexohen, mediat ndikojnë e lëre më e kundërta. Kjo është esenca.



Ose, cili do të jetë pozicioni i mediave karshi qeverisjes PDK-LDK? Shumica e mediave do të bien nën ndikim të drejtpërdrejt nga kjo qeverisje. Nga shumë, përvoja na mëson punësimet në radiotelevizionin publik të Kosovës (RTK) përmes LDK-PDK-AAK.



Së fundi, çdo nismë për ndonjë punë ose për ndonjë projekt, siç po thuhet viteve të fundit, ndër problemet e para që e trajton është pronësia, pra, kujt i përket, kush është pronari? Pra, mediat në Kosovë kanë problem me përkufizimin e pronarit/pronësisë: a janë qytetarët e Kosovës apo kushdo që ka të holla në xhep dhe ua ofron mediave, pa marr parasysh se nga vijnë ato, nga kush dhe pse? Tashti, dikush mund të thotë që mediat e Kosovës e kanë të vështirë të mbijetojnë nëse mbeten në duart e qytetarëve të Kosovës. Kjo nuk është e vërtetë. Për këtë, tjetër rast. Trajtimi dhe debati për mediat vazhdon.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24438


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>