Ndërprerja e energjisë elektrike e Ujësjellasave nga CEZ është është një akt kriminal i cili cënon sigurinë Kombëtare. Kështu e ka konsideruar Ministri i Brendshëm Flamur Noka, situatën e krijuar paraditen e premte.
Gjatë një bisede telefonike, ministri ka garantuar se ka urdhëruar të gjithë drejtoritë e policive në qarqe që të nisin procedime penale për çdo rast të ndërprerjes së energjisë elektrike për Ujësjellsat, si edhe të ruhen stacionet e pompimit të këtyre ujësjellsave për të ndaluar çdo stakim të energjisë elektrike për ta.
Në mesditë, Ministri Noka ka thirrur dhe zhvilluar një takim me Kryeprokuroren Ina Rama dhe Avokatin e Popullit, Igli Totozani.
Burimet zyrtare nuk bënë të ditur rreth diskutimeve në këtë takim, i cili vjen në një situatë mjaft të tensionuar për shkak të vendimit të CEZ Shpërndarje për ndërprerjen e energjisë elektrike për Ujësjellsat, të cilat i konsideronin debitorë.
Reagimi
Nga ana e saj, Ministria e Ekonomisë i bëri thirrje kompanisë CEZ shpërndarje të reflektojë për vendimin e marrë për ndërprerjen e energjisë për ujësjellësat përndryshe do të merren masa në adresë të kësaj kompanie. Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Sokol Dervishaj e cilësoi ndërprerjen e energjisë për ujësjellësat si një akt të njëanshëm, të tejskajshëm dhe akt të paprecedentë që kompromenton rëndë sigurinë e qytetarit, publike dhe kombëtare.
Situata
CEZ shëprndarje ndërpret energjinë elektrike për ujësjellësët e Durrësit, Elbasanit, Sarandës e Laccit dhe është duke kryer stakime graduale edhe për zona të tjera. Sipas informacioneve paraprake, nga stakimet e nënstacionit të Fushkuqes, janë pa energji Kruja, Fushëkruja dhe qyteti i Durrësit. Po ashtu, është plotësisht pa furnzimin me ujë, për shkak të ndërprerjes së energjisë, qyteti i Elbasanit. Dejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Adriatik Zhidro ka deklaruar se vendimi është i padrejtë. Sipas tij, energjia nuk është paguar, pasi faturat e marra nga CEZ janë abuzive. Po ashtu, edhe prefekti I Durrësi, Genci Alizoti është shprehur se, pagesa për borxhi është negociuar dhe sit ë tilla ndërprerjet janë të padrejta.
Gjithashtu, Enti Rregullator i Energjisë ka dekalruar përr mediat se në kushte të tilla ujësjellësit duhet të paguajnë borxhet që kanë ndaj CEZ, për tiu rilidhur sërish energjinë. Përfaqësuesit e kompanisë CEZ njoftuan që më parë se këto ndërprerje do të bëhën ditën e sotme, pasi ujësjellësat kanë një borxh prej 5.4 miliardë lekësh, ose 38 milion euro. Sipas CEZ-it, ujësjellësit janë njoftuar herë pas here për borxhet e tyre dhe afatet për pagesën e borxhit janë shtyrë disa here por pa u shlyer. Kompania cceke njoftoi qytetarët, që të përgatitet për ditët ne vazhdim, duke u siguruar që të mbushin të gjitha rezervat e mundshme që kanë në dispozicion si dhe të interesohen pranë kompanive të tyre të ujësjellësit, nëse ata ofrojnë alternativa për furnizmin me ujë të konsumatorëve të tyre.
abcnews