Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Në 100 vjetor - Kujtojmë figura të shquara: Isuf Hajdar Bylykbashi

$
0
0


Isuf Hajdar - Bylykbashi


Isuf Hajdar Bylykbashi u lind në fshatin Tërstenik/Qëndresë të Drenasit. Ishte njëri ndër luftëtarët më të shquar për lirinë e Kosovës dhe për bashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetmin – Shqipërinë.

Si i ri kishte pasur fat që në odën e burrave të njihet me burra të Kuvendit, të pushkës dhe të penës. Këtë ia mundësoi etnogjeneza kombëtare e të parëve të tij. Isufi gjatë kohës së Jugosllavisë Monarkiste, nuk u pajtua me okupatrin serb, për çka shumë herë është keqtrajtuar nga pushteti okupues serbo-sllav.

Gjatë luftës së dytë botërore, Isuf Hajdari udhëhiqte një njësi luftarake të forcave vullnetare shqiptare në kufi me Serbinë dhe me Malin e Zi, në mbrojtje të populllatës shqiptare dhe myslimane nga çetnikët serbë, në Pazar, Senicë deri në Plavë e Guci, Rozhajë, Bihor dhe Beran, si dhe nga terrori i organizuar shtetëror ( i policisë dhe ushtrisë jugosllave ) pas ripushtimit të Kosovës nga Jugosllavia komuniste e Titos. Që nga ditët e para inkuadrohet në gjirin e forcave ushtarake të Lëvizjes nën komandën e Shaban Pollluzhës dhe atij i mbetet besnik deri në vdekje. Isuf Hajdari me kohë e kishte kuptuar qëllimin e misionit të Asim Luzhës dhe u kishte rekomanduar këshilltarëve të katundit që po i shërbenin një çështjeje të dëmshme për bashkëluftëtarët e vet dhe përgjegjësisht për çështjen kombëtare, por fatkeqësisht edhe pas këtij sygjerimi, shumë këshilla të Katundit kishin vazhduar me avazin e vjetër, në avazin e tradhtisë, bashkë me Asim Luzhën, sepse vetëm tradhtia i bashkon tradhtarët.

Shtëpia e Isuf Hajdarit ishte edhe çerdhe e sigurt e anëtarëve të Lëvizjes Kombëtare, po njëherazi ishte edhe vend ku janë marrë vendime me rëndësi historike dhe kombëtre. Në shtëpinë e Isufit, pos shumë të tjerëve u strehuan: Istref Sheqa, i plagosur rëndë, Aziz Zhilivoda dhe shumë trima të tjerë të Lëvizjes. ( Këtë pjesë të kujtimeve të tyre i shpalosnin Bajram Gjoka dhe Sokol Spahiu nga Tërsteniku, maj, 1947. Ndërkaq këto kujtime janë marrë nga libri për personalitetet e Lëvizjes 1941-1945 të shkruar nga autori Azem Hajdini në fq. 297).

Historia dhe kuntributi i familjes Isuf Hajdar Bylykbashi për çështje patriotike e kombëtare vazhdoi brez pas brezi.

Shkruar, nga Sami Bajram Gjoka

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>