Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Bode kerkon te krijoje qeverin e tij brenda qeverise se ligjshme

$
0
0
Bode po krijon “qeverinë e miqve” në Ministrinë e Financave

Gazeta Agon

Ismail Halili

Tentativat e Ridvan Bodes për një qeveri “apendiks” brenda qeverisë së ligjshme, kanë nisur prej kohësh. Sigurisht këto tentakula janë rritur në mënyrë të heshtur, amdje edhe të fshehtë, por janë rritur dhe kanë bërë vend.

Jo vetëm në strukturat e qeverisjes së djathtë, por edhe në pjesën e majtë (ish- komuniste), zoti Bode i ka shtrirë duart duke zgjeruar apendiksin në qeveri. Njëri prej më të favorizuarve prej ministrit të djathtë është kryetari i Bashkisë së Pogradecit, një i majtë i thekur, që sillet si majtist i lashtë edhe në mënyrën si i “persekuton rrugët”. Në Pogradec tregojnë se ministri i PD, Ridvan Bode, “ka hedhur shumë lekë që të fitojë Artani i Partisë Socialiste.

Por kësaj radhe, zoti Bode ka përgatitur një listë të shëndetshme për miqtë që do të sjellë në Ministrinë e Financave.

Njëri më të spikaturit, që sapo është futur në furrë për t’u graduar në detyrë të lartë në Ministri, është djali i mikut të tij shumë të ngushtë Dilaver Stafa. Djali i Dilaverit, edhe ky i studiuar në fushën e agronomisë, ose të Ekonomisë Agrare (akoma nuk është e qartë për të gjithë), ka bërë gati të gjithë dokumentacionin për të ardhur si drejtor i Menaxhimit të Borxhit në Ministrinë e Financave. Drejtori i deritanishëm, Xhentil Demiraj akoma nuk është në dijeni të një transferimi të shpejtë të tij nga Ministria, sepse vendin do t’ia zërë djali i mikut të Ministrit.

Nuk ka asnjë arsye tjetër për të lëvizur njeriun nga posti i deritanishëm, veçse në vend të tij do të vijë miku i ngushtë i Ministrit. Drejtori Xhelilaj ka një periudhë kohe që prej zgjedhjeve të vitit 2009 që ka kryer studime, eksperiencë dhe trajnime jashtë vendit për detyrën delikate në krye të Menaxhimit të Borxhit. Por tani përgatitet të ikë.



Në cilat rrethana i kryen transferimet ministri Bode?



Rrethana e parë është momenti i tanishëm kur po iu afrohemi zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Ministri Bode ka krijuar imazh shumë të keq në zonë ku ishte zgjedhur si deputet dhe as mund të mendohet se fiton në zgjedhjet e ardhshme në rrugën legale, me vota të ndershme. Prandaj po shtrin këmbët nga miqtë që do t’i sigurojnë vota pa merituar, jo vetëm nga familja e tij, por edhe nga familjet e tjera në fis. Punësimi i miqve në Ministri është një shans- sipas tij. Në qoftë se vëreni, në Ministrinë e Financave nuk ka nëpunës nga rrethet e tjerë të Shqipërisë, vetëm nga Pogradeci, Korça dhe Librazhdi. Nepotizmin e ka ngritur në sistem politik.

Rrethana e dytë është krijimi i një klime pasurore “sido që të vijë puna”. Ministri Bode ka lënë të nënkuptohet shpesh se Partia Demokratike “nuk do të fitojë” në zgjedhjet që vijnë. Madje këtë e shpreh edhe në takimet me njerëz që kërkon t’i frikësojë. Në një situatë tjetër kur nuk ka më shans për të qenë ministër apo ndonjë funksion tjetër të lartë në PD, sekretari i përgjithshëm i PD përhap panik te të tjerët. Njëkohësisht, zoti Bode, krijon një klimë ët ngrohtë “sido që të vijë puna”, dmth., edhe pa qenë ministër do ta mbajnë mirë me para. Në radhë të parë do ta ndihmojnë socialistët, kryetari socialist i Bashkisë në Pogradec dhe miqtë e tij familjarë që po iu jep poste të lartë.

Ministri Bode ka një aleancë interesash me partinë opozitare, ish- komunistët. Askush nga deputetët socialistë, as mediat pranë Partisë Socialiste, nuk kanë bërë as kritikën më të vogël ndaj ministrit Bode, edhe pse ky është në krye të financave për të cilat opozita ka “vërejtje shumë të mëdha”.

Rrethana e tretë është korrupsioni ku është zhytur ministri Ridvan Bode. Miqtë e tij të vjetër janë shumë të njohur në gropën e thellë të korrupsionit financiar. Shembulli ëm tipik është Adem Rrenga, njeriu më i korruptuar por edhe miku më i ngushtë i ministrit Bode. Në prill të vitit 2009, ndaj Adem Rrengës, i biti i Shyqyries dhe Haxhiut, lindur në fshatin Dardhë të Librazhdit, është zhvilluar një seancë gjyqësore nën akuzën për korrupsion. Rrenga e ka emëruar kunatin e tij në dy punë shtetërore njëkohësisht, edhe pse analfabet. Por Bode, miku i ngushtë i të korruptuarit Rrenga e mban në një piramidë të Ministrisë së Financave.

Edhe vetë ministri Bode ka vija paralele me mikun Rrenga. Ministri e studion vajzën e tij në Vjenë dhe mediat kanë kapur se ajo bën një jetë sheiku në kryeqytetin perandorak.

Të gjitha rrugët të çojnë në .... jo në Romë, por në një apendiks të një qeverie të paligjshme që po krijon ministri Bode me miqtë e tij të ngushtë, por të paditur dhe të korruptuar.

E Merkure, 14 Nentor 2012



http://www.gazeta-agon.al/mat.php?idm=24496&l=a


.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372