PRISHTINË- Komandanti i Xhandarmërisë së Serbisë, Bratislav Dikic, konfirmon se janë të gatshëm nëse këtë e kërkon ministria e rendit.
Lajmi i publikuar nga mediat e Prishtinës se njësitet elite të xhandarmërisë serbe patrullojnë në veri të Kosovës, shpërtheu si bombë në opinionin serb.
Sipas Kohës Ditore, pjesëtarët e xhandarmërisë, me pajtimin e qeverisë së Serbisë janë angazhuar që ti kontrollojnë liderët serbë të veriut të Kosovës, derisa të zgjasin bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Nuk kemi pranuar urdhër të tillë, por jemi të gatshëm, të përgatitur dhe të pajisur për zbatimin e të gjitha detyrave në territorin e Serbisë, me urdhër të ministrit dhe në pajtim me ligjin, ka thënë Dikic për portalin S Media, duke shtuar se ky njësit është formuar që të kryej detyrat më komplekse të sigurisë në Republikën e Serbisë.