Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Serbi, dënohet me 2 vjet burg “Ivani i tmerrshëm”

$
0
0
Ivan Bogdanov është dënuar sërish me dy vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Serbi, për shkak të incidenteve të shkaktuara në stadiumin e Xhenovas në Itali dy vjet më parë.

Ultrasi i Crvena Zvezdës u bë i famshëm për shkak se mori peng një ndeshje futbolli, ndërsa gjatë momenteve të çmendurisë, dogji edhe flamurin shqiptar. Ai ishte dënuar me dy vjet burg nga Gjykata e Beogradit, por Apeli e prishi vendimin dhe e riktheu për rigjykim, pasi kishte patur parregullsi në proces.

Tashmë, Bogdanov ka marrë të njëjtën masë, ndërkohë që veç kësaj, atij i është ndaluar të hyjë përjetë në stadium si edhe të mos shkojë kurrë në Itali. Bogdanov ka për të kryer edhe 6 muaj të tjerë dënim me burg, përpara se të lirohet.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>