Kreu i krahut ushtarak të grupit islamik palestinez Hamas, Ahmed Said Khalil al- Jabari, është vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës.
Sipas BBC, ai dhe një tjetër zyrtar i lartë i Hamas vdiqën në makinën ku po udhëtonin, kur ajo u godit nga ajri.
Sulmi ishte pjesë e një operacioni të gjerë izraelit kundër grupeve militante në Rripin e Gazës. Ai vjen pas një vale raketash kundër Izraelit, që vinin nga ky territor.
Sulmi ka shkaktuar një zemërim të jashtëzakonshëm mes palestinezëve. Ata thonë se me këtë sulm u hap porta e ferrit.
Mijëra banorë të Rripit të Gazës u mblodhën jashtë spitalit, duke kërkuar që të godasin menjëherë Tel Avivin.
Militantët në Gaza kanë qëlluar më shumë se 110 raketë në jug të Izraelit. Ushtria e këtij vendi është përgjigjur duke vrarë së paku gjashtë palestinezë.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se al- Jabari i kishte duart me gjak. Ai shtoi se janë së paku 20 sulme, që synojnë të dobësojnë kapacitetet raketëhedhëse të militantëve.
Jabari është zyrtari më i lartë i Hamasit që vritet në katër vitet e fundit.
Një zëdhënës i Hamasit tha se Izraeli ka për tu penduar për momentin kur vendosi të bëjë një gjë të tillë.
Korrespondenti i BBC thotë se zemërimi ndjehet kudo. Ai thotë se ka të shtëna armësh, ndërkohë që lajmi për vrasjen e al- Jabari po përhapet përmes xhamive.
Ai shton se tani ekziston frika se mund të shpërthejë një tjetër luftë.