Spoti i prodhuar dhe i transmetuar nga disa televizione shqiptare për 100-vjetorin e Pavarësisë është njëlloj si një spot indian, i prodhuar dhe i transmetuar nga televizionet e atij vendi për 60-vjetorin e pavarësisë.
Ideja, realizimi, mesazhi figura dhe çdo gjetje regjisoriale është njëlloj, pa asnjë ndryshim. Spoti indian zgjat 39 sekonda dhe ai shqiptar rreth 50 sekonda. Ngjashmëria është aq sa thuajse kemi të bëjmë me të njëjtin prodhim televiziv. Në qendër të dy spoteve është zgjedhur një fëmijë rreth 8 vjeç, në të dy rastet fëmija mban veshur një bluzë me vija. Ka një detaj që dallon, në spotin indian fëmija luan me një top bardh e zi, kurse në atë shqiptar fëmija luan me nje top me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë.
Të dy fëmijët luajnë me top në qendër të kryeqyteteve përkatës. Në Indi në qendër të Nju Delhit, kurse në Tiranë në lulishten në sheshin Skënderbej. Të dy fëmijët përcjellin të njëjtat mesazhe, në ditën e pavarësisë së vendeve të tyre. Të dy fëmijët i drejtohen flamujve kombëtarë, që qëndrojnë përballë tyre, me idenë se tani janë të vegjël, por kur të rriten do t’i shërbejnë flamurit, pra kombit të tyre.
Spoti indian është prodhuar dhe transmetuar në gusht të vitit 2007, kur ky vend shënoi 60-vjetorin e pavarësisë, kurse spoti shqiptar 5 vjet më vonë. Por dy spotet duket se i ka prodhuar i njëjti regjisor, ose në rastin më të keq spoti më i ri, ai shqiptar, duket se ka kopjuar atë indian.
gazeta shqiptare/