Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Gazi, protokolli sekret: Italia dhe Greqia kundër

$
0
0
Gazi, protokolli sekret: Italia dhe Greqia kundër
Nga: TEDI BLUSHI
TIRANE - Përpjekjet zyrtare të Tiranës për të lobuar fort lidhur me kalimin e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) në territorin shqiptar kanë filluar qysh në muajt prill-korrik 2005. Një luftë e ashpër diplomatike është zhvilluar aso kohe me Greqinë e cila kundërshtonte me forcë që linja e gazit natyror të kalonte në Shqipëri. Negociatat dypalëshe arritën në një pikë kritike ç’ka detyruan Komisionin e Energjisë në Bruksel të ulë në tavolinë përfaqësuesit e Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë. “Gazeta Shqiptare” ka mundur dje të sigurojë ekskluzivisht një kopje të protokollit të këtij takimi të zhvilluar në Tiranë në 16 qershor 2005, midis zv/ministrit të Ekonomisë, Pajtim Bello, drejtorit të kompanisë greke të gazit DEPA, Dimitri Kardomateas dhe atij të kompanisë italiane EDISON, Nicola Monti.

NEGOCIATAT
Bisedimet ishin tepër të vështira sepse pala greke këmbëngulte që TAP të mos konsiderohej. Kardomateas por edhe Monti, referuar protokollit të takimit, bënë të ditur se Italia e Greqia kishin nënshkruar mes tyre një marrëveshje për të mbështetur një tjetër projekt. “Ka një partneritet të ri mes DEPA dhe EDISON, që synon në sjelljen e gazit natyror të rajonit Kaspik, përmes Turqisë, në Greqi dhe më tej në Itali dhe Europë. Për këtë qëllim, kemi përfunduar një studim fizibiliteti për ndërtimin e tubacionit të gazit Lindje-Perëndim. Rezultatet e studimit kanë qenë shumë inkurajuese”, - u shpreh në këtë takim përfaqësuesi i kompanisë italiane të gazit, duke lënë kësisoj të nënkuptohej përjashtimin e Shqipërisë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-zv/ministrit të Ekonomisë, Pajtim Bello, i cili prezantoi projektin TAP si të një rëndësi rajonale më të theksuar. Sipas tij, në këtë rast jo vetëm shtohej edhe Shqipëria si shtet pjesëmarrës, më fisibël, por edhe sepse në tokë gjatësia e gazsjellësit shkurtohej me rreth 20% krahasuar me projektin tjetër, ndërsa në det deri me 1/3-ën. Bello mbrojti qëndrimin se kësisoj krijohej mundësia e depozitimit të gazit në struktura gjeologjikisht të sigurta në Shqipëri por edhe se sipas tij shkurtohej koha e ndërtimit dhe ulej ndjeshëm kostoja totale e projektit. Ndaj dhe ai paraqiti qëndrimin zyrtar të Shqipërisë, që gazsjellësi të kalonte nëpër territorin shqiptar, duke e çuar përpara me argumente, të cilat e bënin projektin më të realizueshëm, teknikisht dhe ekonomikisht. Energjik ka qenë kundërshtimi i palës greke. “Kjo nuk është e mundur në të vërtetë, duke marrë parasysh statusin e projektit, objektivat e palëve pjesëmarrëse, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e operacionit, etj. DEPA ka rënë dakord që të marrë në konsideratë mundësinë e lidhjes së gazsjellësit me Shqipërinë, vetëm nëpërmjet një dege”, - deklaroi drejtori i kompanisë greke, Kardomateas. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe përfaqësuesi i kompanisë italiane, EDISON, i cili theksoi se “nga studimet që kemi kryer deri më tani, dhe këtë e them sinqerisht, ne kemi gjetur se kalimi i tubacionit përmes Shqipërisë nuk është versioni më i mundshëm”, - tha Monti. Duke i kundërshtuar me forcë këto qëndrime, Pajtim Bello tha se “duke shfrytëzuar marrëdhëniet shumë të mira në një nivel politik, fqinjësinë e mirë, si dhe bashkëpunimin që kemi patur deri më tani mendoj se nëse kalimi i tubacionit të gazit përmes Shqipërisë shihet si një rritje e rrezikut, në pikëpamjen e sigurisë, unë mund të sjell në vëmendjen tuaj bashkëpunimin dhe funksionimin perferkt të linjave të tensionit të lartë që lidhin Shqipërinë me Greqinë, si dhe projekte të tjera të mëdha që ne jemi duke punuar bashkërisht. Sigurisht, nëse studimi dhe llogaritjet nuk gjejnë këtë zgjidhje të realizueshme, ne nuk do të insistojmë. Por ne besojmë se kjo është një çështje e cila duhet të jetë e vlerësuar në bazë të këtyre konsideratave”, - u shpreh Bello. Karshi këtij qëndrimi, përfaqësuesi i kompanisë italiane EDISON u shpreh se “atëherë propozoj krijimin e një grupi pune, i cili do të shqyrtojë këtë çështje. Grupi i punës duhet të shpallë versionin më të mirë të mundshëm, duke ndihmuar për vendimin e mëtejshëm që duhet marrë në të gjitha nivelet”, - tha Monti. Por ndonëse pala italiane thuajse “u bind”, kompania greke DEPA i qëndroi deri në fund të takimit pozicionit të saj. “Parimisht ne jemi dakord për të bashkëpunuar në këtë drejtim por jemi të mendimit se çdo ndryshim i madh në këtë projekt mund të shkaktojë probleme të mëdha”, - tha Kardomateas. Madje duke thumbuar kolegun e tij italian, ai shtoi se “bashkëpunimi midis Greqisë dhe Italisë do ta bënte më të lehtë që gazi të mbërrijnë në Shqipëri nëpërmjet vetëm një linje degë dhe ne jemi në dispozicion për të studiuar vetëm këtë mundësi”. Por për shkak se raportet në përfundim të mbledhjes ndryshuan, pra Italia “u reshtua” në krah të mbështetjes së propozimit të palës shqiptare, u ra dakord që grupi tripalësh i punës të shqyrtonte mundësinë e kalimit të gazësjellësit në territorin tonë. Kështu u mbyll ky takim, ku vlen të theksohet se qëndrimi i palës shqiptare, përfaqësuar nga zv/ministri i Ekonomisë në atë kohë, Pajtim Bello, ka qenë tepër dinjitoz. Një tjetër detaj që bie nga sy nga protokolli i negociatave është se të treja palët e nënshkruar atë në përfundim të mbledhjes.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370