Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24456

Manifestimi i tifozëve në Shtëpinë e Alfabetit

$
0
0
[MEDIA]http://www.youtube.com/watch?v=Fx1j3EjG8tk[/MEDIA]



Tifozë nga hapësira gjithë shqiptare kanë zbarkuar në Maqedoni në godinën e Kongresit të Manastirit ku në 1908 u vendos alfabeti i gjuhës shqipe.

Pa marre parasysh rrezikun që mund të sillte një organizim i tille pa asnjë leje të posaçme dhe pa mbrojtje e pa djeni nga policia brenda kufirit maqedonas, ata kane nenshkruar edhe nje deklarate drejtuar te gjithe partive politike shqiptare kudo qe ato ndodhen.

Per disa ore tifoze nga ekipe futbolli te Tiranes, Prishtines, Shkupit, Dibres se Madhe, Shkodres, Durresit e keshtu me rradhe kane qendruar ne godine duke dhene ne kete menyre nje mesazh te forte ne kete prag 100-vjetor.

Artikulli

Ja dhe deklarata:

Deklarata e bërë në Manastir nga Tifogrupet Shqiptare



"Në këtë 100 vjetor, të kërkosh më shumë vëmendje për vendin ku lindi gjuha shqipe është minimalja që mund të kërkojnë shqiptarët kudo që ata jetojnë dhe ku flasin e shkruajnë shqip.



Ne jemi mbledhur në Manastir për të dhënë një mesazh të qartë për politikën shqiptare kudo që ajo ka shtrirë rrënjët , kudo ku shqiptaria merr frymë mes alfabetit që ka lindur pikërisht në këtë godinë.



Në bëjmë apel për një vëmendje të vertetë që t’i rikthejë kësaj ndërtese krenarinë e humbur, krenarinë e rrëmbyer, të nëpërkëmbur , e të shkelur prej vitesh të gjata. Politika shqiptare në këtë 100 vjetor të ndërgjegjësohet e të respektojë gjakun e martirëve të gjuhës shqipe. Ndaj dhe ne jemi mbledhur këtu sot, për të dhënë një mesazh të qartë , të drejtpërdrejtë, pa dallim feje, krahine, pa dallim kufijsh që na mbajnë të ndarë, pa dallim besimesh partiake...

Jemi mbledhur këtu për të dhënë mesazhin e bashkëpunimit, mesazhin e bashkimit pa urrejtje e pa ekstremizma por me besimin se politika dhe politikanët shqiptarë duhet të lënë mënjanë interesat personale dhe të bashkohen me njëri- tjetrin në çdo zonë ku ata sot përballen të ndarë.



Shqiptarët kanë nevojë jo për urrejtje, akuza e përplasje, por për bashkimin që shkon kundër rrymave ekstremiste të fqinjëve tanë. Ne nuk urrejmë, përkundrazi ne duam bashkëjetesën në frymë të plotë bashkëpunimi sepse ne kemi qenë dhe jemi evropianë, ne jemi vetë Evropa,bijtë e Pellazgëve, të Ilirëve, e të Arbërve. Këta janë shqiptarët, pasardhës të Pirros, Agronit, Teutës, Skënderbeut, Ali Pashë Tepelenës, Ismail Qemalit, Adem Jasharit e gjithë atyre patriotëve, rilindasve e luftëtarëve që kanë dhënë jetën për këtë komb, duke lyer me gjakun e tyre këtë flamur.



Politikat e përbashkëta në një sërë sektorësh kyc, ravijëzimi i qëndrimeve unike të klasës politike shqiptare kudo që ajo ndodhet dhe takimet mes krerëve të saj duhet të jenë pikënisja e një mënyre të re gjithëpërfshirjeje të shqiptarëve. Këto takime të përcaktuara njëherë në disa muaj me përfaqësim të nivelit të parë apo të dytë do të krijonin mundësinë e hartimit të politikave efektive që do t’i përgjigjeshin nevojave të ndryshme të shqiptarëve në zona të ndryshme.

Politikanët shqiptarë duhet të lënë ndasitë mes tyre dhe të ulen rreth tryezave të rrumbullakta për të diskutuar dhe zgjidhur problemet që shqetësojnë shqiptarët kudo që ata janë.



Koordinimi i qëndrimeve është mënyra më e mirë për të forcuar rolin e shqiptarëve në rajon dhe më gjerë e kjo mund të arrihet vetëm përmes një fryme të re bashkëpunimi.



Ne mund të jemi bashkë sepse ne kurrë nuk do të mund të na ndajnë , kurrë nuk do mund të na heqin nga shpirti të qenit shqiptar. Pjesë e të njëjtit komb , pjesë e të njëjtit realitet. Ne jemi Shqipëria e madhe , jemi Tirana, Prishtina, Shkupi , trekëndëshi i shqiptarizmës.



Ritheksojmë se apeli ynë s‘ka lidhje me asnjë qëndrim partiak apo forcë politike, apeli ynë është apeli i shqiptarëve të thjeshtë, i shqiptarëve që nuk kërkojnë luftë, që nuk kërkojnë masakra, që nuk kërkojnë përplasje, por thjesht të drejtat e tyre.



Ne jemi këtu duke apeluar fillimin e një ere të re që i shikon shqiptarët si pjesë kryesuese të një rajoni, si pjesë kryesuese e një mentaliteti evropian, si pjesë e Bashkimit Evropian.



Të bashkojmë zemrat në këtë 100 vjetor për të treguar qoftë edhe njëherë të vetme se dimë të bashkohemi, sepse nuk ka bashkim më të madh se ky bashkim zemrash dhe idesh rreth gjuhës sonë, rreth flamurit tonë të përbashkët, të cilin kemi ditur ta ngremë lart ndër shekuj e do të vijojmë deri në pafundësi!"

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24456


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>