Gratë zgjedhin burrin e shekullit: E.Kadare zgjedh Lasgush Poradecin; R. Xhunga Enver Hoxhën
Article | 10 nëntor, 2012 - 16:07
Revista Mapo, në përpjekje për të nxjerrë burrin e shekullit, ka intervistuar 10 gra me veprimtari publike. Këto të fundit nuk kanë rënë në një mendje, dhe kanë dalë secila me nga një emër të ndryshëm. Duket e çuditshme, por fakti është që të gjitha kanë shije të ndryshme nga sho-shoqja. Elena Kadare ka veçuar si burrin e shekullit Lasgush Poradecin; pedagogia Odeta Barbullushi ka zgjedhur si burrë të shekullit Faik Konicën; Rudina Xhunga Enver Hoxhën; gazetarja Belina Budina Ahmet Zogun; gazetarja tjetër Arta Marku ka dalluar si më të shquarin Zef Pllumin; Pedagogia Dhurata Shehri Ibrahim Rugovën; zv.ministrja Grida Duma ka zgjedhur Sali Berishën; Luljeta Lleshanaku ka zgjedhur fotografin e njohur me origjinë shqiptare e me famë ndërkombëtare Gjon Mili; Publicistja Eda Derhemi ka votuar për Fan Nolin; Zefina Hasani për Ismail Kadarenë.
Një pjesë e këtyre grave (Elena Kadare, Rudina Xhunga, Grida Duma, Belina Budini) nuk kanë zhgënjyer me parapëlqimet e tyre, ndërsa të tjerat nuk kanë befasuar (me përjashtim të Lleshanakut, të tjerat kanë dhënë emra të pritshëm).
http://respublica.al/artikuj/2012/11...r-xhunga-enver