Gjenerali Hasan Tahsin Pasha dhe i biri, piktori Qenan Mesare...
Tetë mijë ushtarë bullgarë, me në krye gjeneralin Tedorov, për tua bërë fakt të kryer Fuqive të Mëdha, shfaqen në dyert ë Selanikut, të gatshëm për ta pushtuar.
Një rol të rëndësishëm për ta dorëzuar qytetin tek grekët luajti marrëveshja që u bë në mes trashgimtarit të fronit të Mbretit dhe kryegjeneralit të ushtrisë turke... Megjithë tërheqjen e trupave bullgare, ato përsëri shfaqen para Selanikut për të krijua të paktën një Condominimum me grekët për Selanikun.
Me marrëveshjen e fshehtë bullgaroserbe, kryesisht synohej që ata ti kishin të tyre Selanikun dhe Kostandinopolin.
Ideja e Bullgarisë së madhe dhe Serbisë së Madhe kishte hapur orekse luanësh, i thotë Car Nikollës, ambasadori Daniev.
Dy bythë të mëdha nuk i nxë i njëjti fron, shkruante Danievi me ironi, dhe vazhdon: Konstandinopolin duhet ta zotërojë ai komb i cili ta jetojë jetën romantikisht (domethënë kombi rus, shënimi im) dhe jo bullgarët
Babë e bir, Hasan Tahsin Pasha, e Qenan Mesarea, u ndodhën në mes të tre ushtrive, të cilat ishin gadi të përlesheshin në qytetin e lashtë. Selaniku ishte qytet, kur ende nuk qenë shfaqur sllavët në Ballkan. Mbante emrin e të bijës së Filipit, bashkëshortes të themeluesit Kassandra, (rrjedh nga bashkimi i fjalëve Thesalon dhe Niki-Fitore, në kujtim të fitores së maqedonasve).
Në këtë nyje që lidh Lindjen me Perëndimin, ishin dhe dy shqiptarët, që zgjidhën pa gjak e Vaterlo dorëzimin e qytetit.
Hasani dhe i biri Qenani ishin nga Janina, me origjinë nga fshati buzë kufirit, Mesare, në perëndim të Konicës. Qenani mbaron studimet në Paris, kthehet në Janinë, ku kishte pronat e veta. I ati i tij, ishte në lirim, por Porta e Lartë e thërret për ta vënë në krye të ushtrisë turke, si Kregjeneralin të armatës në mbrojtje të Selanikut. Ishte fillimi i tetorit 1912.
Ushtria turke humbet betejat njëra pas tjetrës, dhe vjen çasti i ndeshjes së fundit në Janica Hasan Tahsin Pasha pasi bënë ispektimin e trupave rrikthehet në zyrën e tij në Selanikë dhe shkruan:
Ora erdhi, ngjarjet ushtrojnë presion Lëvizja rrethuese po zhvillohet tashmë me shpejtësi dhe përbënë kërcë nimin më të madh. Trupat armike të cilat lëvizin kanë kaluar Kisalarin dhe kanë vajtur në Pilqoriqi.
Fatalja erdhi si rrufe. Papritur, një zhurmë e tmerrshme mbuloi, për një çast edhe zhurmën e betejës. Shpërtheu si furtunë dhe mijërë rezervistë u derdhën, pa asnjë shkak serioz duke rendur si të demonizuar ose si ti kish zënë një çmënduri kolektive. Shtynin në rokopujë të tjerët me gjeste dhe ulërima.
Çaste dëshpërimi dhe tmerri ekstrem. Të gjithë vrapuan, u zunë me njëri tjetrin, u përgjëruan, u lutën dhe në fund nxorën rovolet dhe shtinë në askund kot më kot.
Të tjerët, ushtarët guximtarë e të papërkulur mundoheshin të mbyllnin rrugën që të çonte drejt Topsit. U mbërthyen me ta, u zunë me grushte, por ishte e pamundur të ndalej përroi i rrëmbyeshëm i njerëzve i cili merrte me vehte gjithëçka dhe u derdh nëpër rrugë e cila nxinte nga mijëra gra e fëmijë të tmerruar. Ishte një turmë e ndërkryer e cila sa vente shtohej dhe rendte drejtë urës së Vardharit.
Ndërsa zhvilloheshin të gjitha këto skena frike të papërshkrueshme në Juglindje të Janicas, beteja vazhdonte me të njëjtin intesitet, por çdo përpjekje dhe sakrificë që bëhej ishin të kota, për shkak të kthesës së papritur e të befasishme që morën ngjarjet.
Çrëndësi do të kishte tanimë betejat e dëshpëruara ?
Dhe çdobi do të sillte vetësakrifikimi i kaq e kaq heronjve bashkë me burrërinë e tyre.
(Kujtime, shkruar turqisht, përkthyer greqisht nga i biri)
Selanik 25 tetor 1912
Gjenerali me të birin, ngujuar tek simboli i qytetit Kulla e bardhë, diskutonin me shtabin për të vendosur sulmin, mbrojtjen apo dorëzimin,
Dilemën e bluante vetëm me të birin: gjakderdhje apo kompromis, jetën apo vdekjen e mijërave ushtarëve të armatosur gjer në dhëmbë. Zbatimin e Detyrës apo Paqen.
Bullgarët i taksin arkën me flori, dhe po gatitnin kostumin e paradës para Lefkos Pirgos.
Princi Kostandini i bën thirrje që të pyeste ndërgjegjen e tyre.
Orët kalonin mes dilemave. Të ndiznin fitilat e topave dhe të depove, e të hidheshin në erë, bashkë me to? Apo grykët e topave të shkrepnin mbi të dy ushtritë? Kjo, e fundit, do të thoshte që të krijohej një det i dytë, i kuqërremtë në brigjet e Selanikut !
Gjeneralit ia caktojnë detyrën nga Porta e Lartë, 25 ditë më parë, dhe vihet në krye të 30 000 ushtarëve të demoralizuar nga luftimet në Janica...
Gjenerali flokëbardhë, Hasan Tahsin Mesareja, duke ndjerë moralin e rënë të ushtarëve, që në raste të ngjashme në vitet e fundit dezertonin në masë, vendosi që të dërgojë, me rrezik jete, të birin 23 vjeçar në Shtabin grek të luftës, Qenani ishte një djalë tepër i ndjeshëm, pasioni i tij ishte bukuria e natyrës që e bëri piktor.
Në kujtimet e veta, Hasan Tahsin Pasha shkruan për këtë ngjarje: Lufta përfundoi pa lavdi për ne dhe me triumf për kundërshtarin. Selaniku u humb, por nga ana tjetër shpëtoi. E kam ndërgjegjen time të qetë, sepse e kreva me përpikmëri detyrën time. Le të më gjykojë historia.
Më 26 tetor 1912, gjeneralët, Viktor Dushmani dhe Joanis Metaksas, nënshkruan Aktin e dorëzimit të qytetit.
Fjalët e Hasan Mesaresë ia vlen që të skaliten në mermer: Këtë vend e morëm nga grekët dhe vetëm tek grekët Selanikun kam për ta dorëzuar!.
Gjenerali i rrethuar nga gazetarët bullgarë të zëmëruar, grekë, me fytyra të qeshura, francezë, anglezë, austro-hungarezë, rusë. Secili priste me padurim të skuqnin gazetat me fjalën «gjak» ose me lajmin më sensacional të ditës, por ata dëgjuan fjalën e mënçur e krenare të Hasan Tahsin Pashës.
- Çfarë jini shqiptar, apo osman ?- e pyet një gazetar, për ta provokuar.
- Sigurisht që jam shqiptar- përgjigjet ai- greqishten, bashkë me kulturën e mësova në qytetin tim të lindjes, në Janinë.
Më 29 tetor trashgimtari i mbretit, Konstandini hyn triumfalisht në Selanik, me flamurin e kaltërt me shirita të bardha. Këtë çast historik e pikturon në disa kompozime më vonë Qenan Mesarea, ku ka në epiqëndër babanë e tij, trashëgimtarin e mbretit, gjeneralët bullgarë si dhe në sfond vetë krijuesin, dëshmitarin e firmosjes e të redaktimit në frëngjisht të aktit të dorëzimit të Selanikut.
Më 30 tetor Selaniku shpallet qytet i lirë...
Pas clirimit te selanikut, Hasan Tahsin Pasha Masarea largohet ne Paris dhe me pas ne zvicer, ku jetoi deri sa vdiq ne 1918. kurse i biri Qenan Massarea (me 2 s) sic e shkruante vete ai emrin, jetoi ne Janine dhe ishte piktor i shquar.
Qenani la shume vepra me vlere te madhe artistike, nje rruge ne janine mban emrin e tij.
I vëllai, Qemal Mesarea, mbas rikthimit të Zogut në Shqipëri, caktohet funksionar i Ministrisë së Punëve të Brëndshme, mandej diplomat.
Më 11 nëntor 1933 dekretohet ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë... Vdes në Selanik.