Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24415

Per ju qe nuk me njifni dhe ju qe me njifni ..!!

Pershendetje te gjitheve..!!
Asnjehere nuk me kane pelqyer prezantimet por do te perpiqem te pasqyroj dicka nga vetja ime.
Per te gjithe ju qe nuk me njifni , emri im eshte Marsel
Kam lindur ne qytetin e Korces per te cilin jam krenar dhe normalisht sdo te doja te lindja ne qytet tjeter :)
Kam lindur midis viteve 80 dhe 90 .
Jetoj larg vendlindjes prej rreth 14 vjetesh (ne disa vende te ndryshme te botes)
Vitin 97 e kam perjetuar si shume prej jush ne vendlindje qe te mos keqkuptohemi :D
Kur kam qene i vogel endra ime ka qene te behesha doktor por ne ate kohe nuk e dija qe po te ishe doktor mund te beheshe edhe i madh :p dhe keshtu me kalimin e kohes ndryshova mendim dhe u rrita me frymen e sportit , sidomos futbollit gjithsesi mund te quhem nje kepuce e djegur pasi fati dhe kushtet e asaj kohe nuk ma lejuan qe te arrija cfare kerkoja, jam tifoz i Milanit , Italise , Skenderbeut (mos harrojme Partizanin dhe Flamurtarin)
Me pelqejne gjithashtu muzika , kafenete , baret e ndryshme , pijet alkolike
Pergjithesisht forumin nuk e kam mare asnjehere seriozisht , por besoj se eshte me mjaft vlera , besoj se cdo njeri ka vlera ne vetvete
Si perfundim se u zgjata ca si shume , uroj te kalojme mire nen shoqerine e njeri-tjetrit por edhe te debatojme nese do te jete nevoja .

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24415


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>