Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

bebja e perfshire nga djall

$
0
0
Feria Santos, shkruan 'Dailmail'.
Ajo pohon se e lindi fëmijën muajin e kaluar, por sipas saj, gëzimi për lindjen e një fëmije u zhduk shpejt dhe u kthye në frikë kur ajo vuri re se fëmija kishte “disa anormali”, dhe komuniteti ku ata jetojnë besojnë se fëmija është “djall i maskuar”.
Pak a shumë si në filmin horror të vitit 1976, “The Omen”, nëna e pesë fëmijëve tha se djali shpesh fshihet nëpër shtëpi, murmurit në një mënyrë prej të rrituri për orë të tëra dhe ka një palë sy që të tmerrojnë.

Ana Feria Santos deklaroi për RCN Radio: 'Bebja ecën si një i rritur, ndonjëherë fshihet poshtë krevatit, në valixhe, në makinën larëse dhe madje dhe në frigorifer”.

Fqinjët e saj në qytetin Lorika, afër brigjeve të Karaibeve, thonë gjithashtu se fëmija është pushtuar nga një shpirt “i huaj” dhe se është i aftë të prodhojë flakë. Ata thonë se shenja djegiesh shihen shpesh në veshjet e tij dhe në një batanije ku ai rri zakonisht. Kjo ka çuar në sulme ndaj familjes Santos, ku shtëpia e tyre gjatë natës goditet vazhdimisht me gurë nga banorët e frikësuar.
Por historia e nënës 28-vjeçare nuk besohet nga mjekët. Ata thonë se po shqyrtojnë faktet, për të zbuluar nëse fëmija është i abuzuar.
“Janë gjetur 2 djegie në pëllëmbën e dorës së majtë dhe për këtë arsye janë rishikuar mundësitë që fëmija t’i merret familjes dhe të shikohet mundësia për adoptim”.

Burimet pranë punonjësve socialë dhe psikiatërve thonë se më fëmijën është abuzuar.

Prindërit kanë marrë paralajmërim, ndërsa faktet janë duke u rishikuar.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370