Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Ligji për deklarimin e të ardhurave personale

$
0
0
Qytetarët e Shqipërisë, janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tyre personale gjatë vitit 2012. Mbi këto të ardhura ata do t’i paguajnë shtetit tatimin në vlerën prej 10 për qind. Deklarata individuale vjetore e të ardhurave dorëzohet në Drejtorinë Rajonale Tatimore brenda datës 30 prill 2012 për vitin fiskal 2011.

Deklarimi i të ardhurave personale është një dokument që do të shërbejë më
pas për të verifikuar taksat që qytetarët kanë paguar ne raport me të ardhurat e tyre.
Ekspertë të ekonomisë kanë vlerësuar pozitivisht ndërmarrjen e një nisme të tillë ligjore. Sipas tyre, deklarimi i të ardhurave personale do t'i shërbejë formalizmit të ekonomisë, por edhe ndërgjegjësimit qytetar, të cilët kanë fitime ekstra.

Sipas ligjit, nëse kryefamiljari për periudhën tatimore ka realizuar të ardhura individuale vjetore, më pak se kufiri 800 mijë lekë, ka të drejtën të përfitojë nga njohja e disa shpenzimeve të zbritshme. Deklarimi bëhet edhe nga gruaja.

Ndërsa, nëse fëmijët realizojnë të ardhura individuale gjatë periudhës tatimore, ata duhet të deklarojnë individualisht këto të ardhura nëpërmjet plotësimit të deklaratës.

Ministria e Financave ka botuar udhëzimin që do t'i shërbejë zbatimit të këtij ligji, i cili do të mbikëqyret nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Bota Sot

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>