Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24456

vritet komediani që tallej me Al Qaeda-n

$
0
0
SOMALI - Në Somali, policia njofton se një komedian dhe muzikant i njohur vendor, i cili tallej me militantët islamikë të lidhur me Al-Qaedan, është vrarë.

Warsame Shire Awale punonte për radio Kulmiye si producent i departamentit të dramës dhe komedisë. Sindikata Kombëtare e Gazetarëve Somalezë tha se Aëale pranonte në vazhdimësi kërcënime të ndryshme.

Vrasja e tij në Mogadishu vjen pas vrasjes së një reporteri të një radioje tjetër, më herët gjatë kësaj jave. Të paktën 17 reporterë janë vrarë vetëm këtë vit në Somali.

Organizata botërore “Reporterët pa Kufij” e ka quajtur vitin 2012 si vitin me më së shumti vrasje në këtë vend, duke kaluar shifrën e vitit 2009, kur u vranë 9 personalitete të mediave.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24456


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>