1 e Gjonit : 4
Hyji është dashuri
7 Të dashur, ta duam njëri-tjetrin, sepse dashuria vjen nga Hyji, dhe, secili që ka dashuri, ka lindur prej Hyjit dhe Hyjin e njeh.
8 Kush nuk ka dashuri, nuk e ka njohur Hyjin, sepse Hyji është dashuri.
9 Ja si u dëftua dashuria e Hyjit në ne: Hyji dërgoi në botë një të Vetmin Birin e vet që ne të jetojmë në saje të tij.
10 Dashuria përmbahet në këtë: Jo se ne e kemi dashur Hyjin, por – Ai na ka dashur ne dhe e ka dërguar Birin e vet si fli pajtuese për mëkatet tona. 11 Të dashur, në qoftë se Hyji na ka dashur ashtu, edhe neve na duhet ta duam njëri-tjetrin.
12 Hyjin askurrë askush nuk e pa. Nëse e duam njëri-tjetrin, Hyji mbetet në ne dhe dashuria e tij në ne është e përkryer.
13 Me këtë gjë e dimë se mbetemi në Të edhe Ai në ne: na e ka dhuruar Shpirtin e vet.
14 Ne pamë dhe dëshmojmë se Ati e dërgoi Birin për Shëlbues të botës.
15 Kush dëshmon se Jezusi është Biri i Hyjit, Hyji mbetet në të edhe ai në Hyjin.
16 Ne e njohëm dashurinë që Hyji ka kundrejt nesh dhe i besuam asaj.
Hyji është Dashuri, dhe, kush mbetet në dashuri, mbetet në Hyjin dhe Hyji mbetet në të.
17 Në këtë përmbahet përsosmëria e dashurisë ndaj nesh: kemi sigurinë e plotë për Ditën e Gjyqit, sepse, siç është Ai, jemi edhe ne në këtë botë.
18 Frikë në dashuri nuk ka, sepse dashuria e përsosur e përjashton frikën, pse frika nënkupton ndëshkimin.
Pra, ai që trembet, nuk është i përsosur në dashuri.
19 Ne duam sepse Ai na deshi më parë.
20 Nëse ndokush thotë: »E dua Hyjin«, e këndej e urren vëllain e vet, është gënjeshtar.
Sepse kush nuk e do vëllain e vet që e sheh, Hyjin që nuk e sheh, s’mund ta dojë.
21 Prej tij e kemi edhe këtë urdhër: Kush e do Hyjin, duhet ta dojë edhe vëllain e vet.