Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Janullatos kritikon: Keni penguar kishën ortodokse në vite

$
0
0
BERAT- Katedralja e Shën Dhimitrit në Berat ku ka qenë për të kremtuar ditën e shenjtit me të njëjtin emër, kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatës ka lëshuar deklarata të forta në drejtim të shoqërisë shqiptare dhe qëndrimit të autoriteteve shtetërore ndaj kishës ortodokse në vite.

Në fjalën e tij, Janullatos tha se në vitin 1994 autoritetet shtetërore nuk ishin shumë pozitivë ndaj kishës ortodokse, duke penguar kështu edhe përparimine saj në Shqipëri, ndërsa sot siç theksoi ai, shoqëria shqiptare po shkon drejt një iluzioni tjetër, atë të kapitalizmit, që nuk ka besim dhe fe brenda tij.

“Shpresojmë që të mos vijë në vend rrebeshi i persekucionit, të cilin e kemi jetuar këtu para shumë vitesh. Ishte një tërmet shumë i madh që i shkatërroi, i shpërbëhu që të gjitha gjërat, por ka edhe lëkundje të tjera të vogla që na mundojnë. Shoqëria pas iluzionit të madh që kishte jetuar rreth të mirave të shoqërisë ateiste komuniste, po shkon drejt një iluzioni tjetër të kapitalizmit që nuk ka besim e fe brenda dhe kryesisht gjendet pa vlera”, tha Janullatus.

Këto deklarata ai i bëri nga katedralja e Shën Dhimitrit në Berat, një katedrale kjo që ka qenë e shkatërruar deri në vitin 1991, ndërsa është rikonstrktuar totalisht vetëm katër vite më parë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

http://www.balkanweb.com/TV/index.ph...ansalive=16949

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>