Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Kërkojnë ndihmë, jetojnë në kontejner prej 4-vitesh

$
0
0
E çuditshme por e vërtetë, një familje në Paskuqan të Tiranës, jeton prej 4- vitesh në një kontejner transporti mallrash. Duket si skenë filmi, por në fakt është realiteti i familjes në nevojë Dika, e ardhur nga rrethi i Mamurrasit.

“Nuk kemi shtëpi, jetojmë siç e sheh edhe vete në një kontejner që edhe kjo s’është e jona. Është e një shokut të burrit. As tokë nuk kemi. Ja po jetojmë si mos më keq. Nuk e di si do ia dalim mbanë. Kam një djalë 4 vjeç, i cili është ende i vogël për të kuptuar varfërinë që na ka pllakosur, ai veç kërkon, duhet me ja plotësu disa gjëra. Po kur të rritet çfarë do bëhet? Se di! Burri pa punë. Shkon del aty tek ushtari i panjohur, mos gjen punë, por asgjë. Me zor hamë bukë, lëre më shpija që është skandal”.

Ndër të tjera ajo thotë se gjysma tjetër e familjes jeton në Mamurras. “Vjehrra bashkë me kunatin jetojnë në Mamurras. Kunatin e kam invalid, prej vitesh. Bashkëshortit tim Gentit i duhet që edhe ata që jetojnë andej t’i ndihmojë nganjëherë. Nuk ia dalim dot mbanë, është shumë vështirë”.

Kontejneri në të cilën jeton familja Dika, brenda ishte e pa asnjë kusht jetese. Drita e mekët futej nëpërmjet dritares së vetme dritësjellëse në atë ambient të brendshëm.

Znj. Dika tregon edhe për listën e borxheve nëpër dyqane: “S’kemi lekë me rregullu një shtëpi, kemi edhe borxhe nëpër dyqane, listë e gjatë është”.

Familja Dika i bën apel shtetit për ndihmë: “Jetojmë në një kontejner. I kërkojmë ndihmë shtetit, të na ndihmojë që të paktën të fusim pak kokën brenda si gjithë të tjerët. Të paktën të na ndihmojnë pak, se kjo kontejner siç ju thashë më parë nuk është e jona, kur t’u duhet vijnë e marrin. Do mbetemi nën qiell të hapur”.

/Start/ Artan Dokuzi/

Fotografitë e Bashkëngjitura
Lloji i Skedarit: jpg spot2128-2954-kerkojne_ndihme_jetojne_ne_kontejner_pre.jpg (27.6 KB)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372