Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

ITALI 6 Shkencetaret denohen me burg per shkak te termetit

$
0
0
ITALI 6 Shkencetaret denohen me burg per shkak te termetit

Një gjykatë italiane ka dënuar me nga gjashtë vjet burg gjashtë shkencëtarë dhe një zyrtar qeveritar për shkak se nuk kishin dhënë paralajmërimet e duhura në lidhje me tërmetin e vitit 2009 në të cilin vdiqën qindra njerëz.

Që të shtatë, anëtarë të Komisionit Kombëtar për Parashikimin dhe Pengimin e Rreziqeve të mëdha, janë akuzuar për neglizhencë dhe sjellje joprofesionale.

Në tërmetin prej 6.3 shkallësh të Rihterit që goditi L'Aquila-n e Italisë në prillin e 2009-ës, u vranë të paktën 300 njerëz, u lënduan 1 mijë dhe u shkatërruan dhjetëra mijëra ndërtesa.

Prokurori Fabio Picuti dhe Roberta D'Avolio, kanë kërkuar dënimin nga katër vjet burgim për secilin anëtarë të komisionit, por gjykatësi Marco Billi, i ka dënuar ata me nga gjashtë vjet burgim.

Ata janë dënuar për vrasje nga moskujdesi, shkatërrimin e objekteve dhe shkaktimin e dëmtimeve të rënda, sepse një javë para tërmetit kishin lëshuar një komunikatë duke vlerësuar se nuk kishte rrezik nga tërmeti në L’Aquili.

Të akuzuarit janë mbrojtur me dëshmitë se tërmeti nuk mund të parashikohet dhe se me komunikatën e publikuar nuk kishin dashur të shkaktojnë panik

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>