Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24462

I vë flakën shtëpisë me gjithë familjarë brenda, pranga shqiptarit

$
0
0
ROME-E shoqja i kujton përgjegjësitë e tij për 35 mijë eurot të hedhura në erë për shkak të bixhozit dhe ai, në një çast çmendurie, i vë flakën shtëpisë e familjes, duke shkatërruar kështu edhe atë “pasuri” që çifti kishte vënë me vite të tëra sakrificash. Tani shqiptari që jetonte në Itali duhet të përgjigjet për zjarrvënie dhe tentativë vrasjeje.

Sipas 'Il Mattino di Padova', protagonisti është Shyqyri Murati, 47 vjeç, prej dhjetë vjetësh ishte rezident në Fontaniva të provincës së Padovës.

Ngjarja është e të shtunës 20 tetor. Prej dhjetë vjetësh Shyqyri Murati jeton në rrugën ‘Brenda’, së bashku me të shoqen, të atin, të birin vetë i tretë (i fejuar dhe me një djalë tremuajsh).

Ajo e familjes Murati është një histori e zakontë integrimi për të cilën fqinjët thonë “nuk i kishim dëgjuar kurrë të bënin fjalë me zë të lartë. Njerëz të zakonshëm, punëtorë dhe të qetë”.

Por, të shtunën diçka ndodhi. Familja kishte shkuar të hante jashtë dhe gjithçka dukej si zakonisht. Kur kthehen në shtëpi duket e burrë e grua nisin të diskutojnë. Gruaja e kritikon sepse ka futur familjen në borxh për atë dreq bixhoz: 35 mijë euro të humbura në video-poker. Shyqyriu, reagon në mënyrë absurde duke i vënë flakën shtëpisë që mezi kishin rregulluar me njëqind sakrifica. Policia dyshon se kur kreu aktin, ai ka qenë i dehur.

Portali, ‘Shqiptari i Italisë’ shkruan se familjarët ngjiten lart ai ngelet vetëm në kuzhinë, në katin përdhes. Merr një bidon me benzinë, e hedh mbi mobilie, mbi dysheme dhe i vë zjarrin. Brenda pak minutave shtëpia përfshihet nga flakët. I biri e ndien i pari dhe u kërkon ndihmë fqinjëve. Këta marrin në telefon karabinierët dhe menjëherë i shkojnë në ndihmë familjes shqiptare, por pa arritur të shuajnë flakët me zorrën e ujit që ndodhej në oborr.

Të gjithë familjarët jashtë nuk mund të bëjnë tjetër veçse të shohin si digjet para syve të tyre gjithçka kanë vënë me shumë mund e sakrifica në vite të tëra pune.
Jashtë shtëpive dalin edhe fqinjët, të trembur për familjen shqiptare por edhe se flakët e larta për pak vunë në rrezik dhe shtëpitë e tyre. Të gjithë kujtojnë se faji është i ndonjë aksidenti, i ndonjë problemi elektrik, apo se ka shpërthyer stufa.
Por kur mësojnë dëshmitë e familjarëve, karabinierët sekuestrojnë shtëpinë dhe arrestojnë Muratin me akuzën e zjarrvënies dhe të tentativës së vrasjes në rrethana rënduese.

Familjarët, të tronditur për ngjarjen, pasi humbën shtëpinë jetojnë tek një nga vajzat e Shyqyri Muratit në Fontaniva.

(d.b/BalkanWeb)

Fotografitë e Bashkëngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 28019_8.jpg (31.1 KB)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24462

Latest Images



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>