Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Të djathtët ekstremistë pushtojnë një xhami në Francë

$
0
0
Disa dhjetra mbështetës të së djathtës ekstreme në Francë kanë protestuar para një xhamie në ndërtim e sipër në qytetin Poiters, në qendër të Francës.

Sipas policisë lokale njoftohet se në sheshin e ndërtimit janë mbledhur kryesisht të rinj, të cilët në duar mbanin një pankartë ku shkruhej “Gjenerata e Identitetit”, por ata kanë hasur në rezistencën e forcave të policisë lokale.

Ky grup ka dhe faqen e tij të internetit ku shkruanin se “ ndërtimi i xhamisë së re në Poitiers fton në ripushtim”, duke kujtuar se “së shpejti do të bëhen 1300 vjet qëkur Charles Martel mundi maurët arabë në Poitiers”.

Këtë protestë të tyre e ka dënuar ashpër presidenti i Observatorit për luftën kundër islamofobisë në këshillin mysliman të Francës, Abdah Zekri, i cili ka kërkuar që protestat e tyre duhet të ndalen.

/Start/

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>