S’ka dyshim se shpërthimet e mjera të ndodhura nëpër shumë vende janë veprime të neveritshme, por Islami është i pastër prej tyre. Me lejen e Allahu në vazhdim do paraqesim argumentet se ky veprim është prishje dhe shkatërrim, krim dhe terror, duke sqaruar dispozitat e tij dhe peshoren e Islamit rreth kësaj vepre të shëmtuar.
1. Islami urdhëron për drejtësi, bamirësi dhe mëshirë
Islami ndalon nga të këqijat dhe dhuna, Allahu në Kur’an thotë: “Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” Nahël: 90.
E kjo është vepër shkatërruese e jo drejtuese e aq më pak bamirëse dhe mëshiruese, por është e neveritur si shprehje, e dhunshme si veprim.
2. Islami e ndalon armiqësinë dhe padrejtësinë
Allahu në Kur’an thotë: “E mos e teproni se Allahu nuk i do ata që e teprojnë.” Bekare 190 E në hadithin kudsij Allahu thotë: “O robërit e Mi, kam bërë të ndaluar padrejtësinë për Vete, e kam bërë të ndaluar edhe mes jush, pra mos bëni padrejtësi…”, e kjo vepër pa dyshim se bën thirrje në armiqësi dhe pa drejtësi.
3. Islami i ndalon shkatërrimet në tokë
Allahu në Kur'an thotë: “E posa të kthehet ai në tokë, vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E, Allahu nuk e do çrregullimin (fesadin).“ Bekare 205 “E kur atyre u thuhet: “Mos e prishni rendin në tokë!" Ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!” Bekare 11 S’ka dyshim se kjo vepër është çrregullim në tokë, bile nuk ka çrregullim më të dhimbshëm se ky.
4. Nga parimet e Islamit “largo dëmet”.
Argument për këtë kemi fjalën e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: ”Ska dëm dhe s'ka të dëmtuar reciprokisht”, si e tillë është transmetuar nga shumë shokë të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Transmeton Ebi Surmete nga Muhamedi sallAllahu alejhi ve sel-lem se ka thënë: ”Kush bën të këqija, Allahu ia sjell të këqijat atij. Kush ndan dhe bën përçarje, Allahu do të ndajë dhe bëjë përçarje tek ai.” Pa dyshim se ndëshkimi është pjesë e veprës e ashtu si ia bën dikujt, i kthehet atij, kështu që nuk i lejohet muslimanit ta dëmtojë muslimanin me fjalë apo vepër, se veprimi i të tillëve pa dyshim se është nga dëmet më të urryera dhe më të dëmshmet.
5. Nga parimet e Islamit "sjellja e interesave dhe largimi i dëmeve"
Pa dyshim se veprimi i tyre nuk sjell interesa e as dobi, ndërsa dëmi është i pallogaritshëm.
6. Islami ndalon vetëvrasjet (kamikazët).
Allahu në Kur’an thotë: ”...dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëritjetrin). Vërtet, Allahu është i mëshirueshëm për ju. Kush bën këtë (që ndaloi Zoti), qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hedhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është e lehtë për Allahun.” Nisa 29-30 Ebi Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: ”Kush bie në litar dhe e mbyt vetën në të, ai është në xhehenem duke rënë në litar çdo herë dhe kurdoherë. Kush përdor substanca helmuese dhe e mbyt veten me to, ai do të përdorë të tillat në xhehenem përgjithmonë. Kush e mbyt veten me hekur, hekuri i tij do të ngulet në barkun e tij në xhehenem përgjithmonë.”[1] E pa dyshim se ata mbytën veten në këto shpërthime të neveritshme.
7. Islami e ndalon vrasjen e muslimanit pa të drejtë
Allahu në Kur’an thotë: ”Dhe mos e mbytni njeriun që Allahu e ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati).” Isra 33
Pastaj Allahu duke cilësuar besimtarët si robër të Mëshiruesit thotë: ”Edhe ata që pos Allahut nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.” Furkan 68-69 Ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton nga Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: ”Nuk lejohet gjaku i muslimanit, i cili shqipton se s’ka të adhuruar tjerë me meritë pos Allahut dhe se unë jam i Dërguar i Allahut, pos në tri raste: 1) plaku zinaqar, 2) vrasje për vrasje, 3) i larguari nga feja dhe i dali nga xhemati.”[2] Transmeton Abdullah ibën Amëri, Allahu qoftë i kënaqur me të: ”Shkatërrimi i dyjnjasë është më e lehtë tek Allahu sesa vrasja e një muslimani.”[3] E sa muslimanë janë vrarë në këto shpërthime?!
8. Islami është fe e mëshirës dhe se ai që nuk mëshiron, nuk mëshirohet.
Mëshiruesit i përfshin mëshira e përkryer e Allahut dhe në këtë kontekst kanë ardhur argumente të shumta nga hadithet e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-em. Transmeton Ebi Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: ”Nuk ngrihet, nuk largohet mëshira pos nga zemërkeqi.”[4] Madje Islami i mbulon me mëshiren e vet edhe kafshët. Transmeton Ebi Umamete, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush mëshiron, qoftë ajo mëshirë edhe ndaj kafshës që theret, Allahu do ta mëshirojë atë në Ditën e Gjykimit.”[5]
Transmeton Kurrete dhe thotë se një njeri ka thënë: "O i Dërguar i Allahut, unë ther dashin e të jem i mëshirshëm?" Muhamedi sallAllahu alejhi ve sel-lem tha: ”Dashin, nëse e mëshiron, Allahu të mëshiron ty.” [6] Dy herë është falur personi për mëshirën e tij ndaj qenit. Ai kishte parë një qen të etur para ngordhjes e me këpucën e tij kishte nxjerrë ujë nga pusi duke e shpëtuar nga ngordhja, Allahu e falënderoi atë, ia fali mëkatet atij ."[7]
Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: "Ishim në udhëtim me Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem derisa ai u largua për nevoja të veta. Ne vërejtëm një deve me të voglin e saj, ia morëm të voglin dhe kur erdhi nëna e saj, bënte sikur kërkonte të voglin e saj. Erdhi Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe tha: ”Kush e ka shqetësuar për të voglin e saj? Kthejani të voglin asaj.” [8] Shiko këtë mëshirë madhore për të cilën bën thirrje Islami, pastaj medito vepruesit e këtyre veprave: fëmijët mbeten jetimë, gratë mbeten të veja, shpirtrat pikëllohen, zemrat frikësohen, pasuria shkatërrohet. E, ku është mëshira e Allahut, sikur të logjikonin?
9. Islami ndalon tmerrimin dhe frikësimin e muslimanëve
AbduRrahman ibën ebi Lejla thotë: "Na kanë treguar shokët e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se po udhëtonin me Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e njëri prej tyre u kot në gjumë dhe ata ia bënë një litar, në të cilën ai ra. Ai u frikësua dhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: ”Nuk i takon muslimanit ta frikësojë muslimanin.”[9] E sa muslimanë janë frikësuar, tmerruar dhe tronditur gjatë këtyre shpërthimeve?!
10. Islami ndalon ngritjen e armës kundër muslimanit
Transmeton Abdullah ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi sal-lAllahualejhi ve sel-lem ka thënë: ”Kush ngre armët kundër nesh, ai nuk është prej nesh.” [10] Transmeton Ebi Musa, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: ”Nese dikush kalon, vjen në xhami apo treg, dhe me vete ka hark shigjete, ai ta mbajë harkun larg shtizave ose ta kapë atë në dorë, në mënyrë që të jenë të ruajtur muslimanët nga goditja e tyre.” [11] E në këto shpërthime e krime u hodhën mjete shpërthyese dhe armë shkatërruese në mesin e muslimanëve dhe në vendbanimet e tyre!
Revista Delirje&Edukim
__________________________________________________ ______
[1] Trans Buhariu 5778, Muslimi 109
[2] Trans Buhariu 6878, Muslimi 1676
[3] Trans Tirmidhiu 1395, e sakësoi Albani Allahu e mëshiroftë në “Sahih Suneni Tirmidhi” 1126
[4] Trans Ebi Davud 4942, Tirmidhiu 1923, e ka bërë të mirë Albani Allahu e mëshiroftë në “Sahih el Xhamii”, 7467
[5] Trans Buhariu në “ Edebul Mufred” 381, e ka bërë të mirë Albani Allahu e mëshiroftë në “ Sahih Edebul Mufred” 294.
[6] Trans Buhariu në “ Edebul Mufred” 373, e ka bërë të mirë Albani Allahu e mëshiroftë në “ Sahih Edebul Mufred” 287
[7] Trans Buhariu 2466, Muslimi 2244 hadithin që e transmeton Ebi Hurejra
[8] Trans Ebu Davudi 2675, e saktësoi Albani në “Sahih Suneni Ebi Davud” 2329
[9] Trans Ebu Davudi 5004, e saktësoi Albani në “Sahih Suneni Ebi Davud” 4184
[10] Trans Buhariu 7070, Muslimi 98
[11] Trans Buhariu 7075, Muslimi 2651