Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Gjermania, ultimatum Berishës për interkonjeksionin, përmendet dhe i biri

$
0
0
Gjermania i ka dërguar një notë të ashpër proteste Ministrisë së Jashtme shqiptare, lidhur me bllokimin dhe mundësinë e anulimit të tenderit për linjën e interkonjeksionit Shqipëri- Kosovë. Pas protestave të bankës gjermane KFW dhe debatit publik të bërë rreth kësaj çështje, këtë javë në zyrën e Ministrit të Jashtëm ka mbërritur një notë zyrtare nga Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, e cila paralajmëron qeverinë shqiptare se nëse nuk zhbllokon situatën, do të rishikohen shumë qëndrime të Gjermanisë ndaj qeverisë shqiptare.

Burime të sigurta nga Ministria e Jashtme bëjnë të ditur se letra ka shkaktuar hutim dhe panik në ministri. Ministri Panariti ka qenë në alarm dy ditët e fundit për të pasur një dosje të kompletuar të tenderit dhe një pasqyrë të shtypit mbi atë që ka ndodhur.

Kryeministri Berisha, i cili u vu në dijeni për letrën ndërkohë që po nisej për në Bukuresht, bëri ç’është e mundur të prodhojë një lajm fals për gjoja takim me kancelaren Merkel dhe ftesën për të vizituar Shqipërinë, për të fshehur krizën reale që ka ndodhur mes qeverisë së tij dhe shtetit gjerman.

Alarmin më të madh e ka krijuar fakti që në notën e ambasadës gjermane përmendet dhe ndërhyrja e djalit të Sali Berishës në këtë histori, por nuk është e sigurt nëse kjo përmendet duke iu referuar shtypit, apo duke qenë burim i sigurt i palës gjermane.

Pak ditë më parë banka gjermane KFW paralajmëroi qeverinë shqiptare të mos anulojë në mënyrë të njëanshme tenderin e linjës energjetike me Kosovën, pasi do të tërhiqet menjëherë nga financimi i projektit.

Mosmarrëveshjet mes palëve kanë lindur prej më shumë se një viti, kur qeveria shqiptare pas zhvillimit të tenderit për këtë projekt, tentoi të zëvendësonte fituesin për të shpallur fituese kompaninë e renditur e dyta.

Por ky veprim i qeverisë hasi në bllokadën e KFW-së. Që nga ajo kohë, palët janë përfshirë në një konflikt, i dokumentuar përmes letërkëmbimeve të shumta mes Ministrisë së Financave dhe bankës gjermane.

Në qershor të këtij viti, banka i bëri të ditur qeverisë se do të pranonte anulimin e tenderit vetëm nëse plotësoheshin disa kushte, të cilat qeveria ka dështuar t’i përmbushë.

“Duke shqyrtuar kërkesën tuaj për anulimin e tenderit në lotin 1 ne na vjen keq që na duhet të kundërshtojmë anulimin e tij. Kjo për shkak se agjencitë zbatuese kanë dështuar të japin arsyet e vlefshme për këtë anulim,” thuhet në letrën zyrtare të KFW.



Më tej banka gjermane paralajmëron se nëse qeveria do të vendosë anulimin e njëanshëm të tenderit, kjo do të përbënte një shkelje të kontratës dhe në këtë pikë ajo rezervon të drejtën të tërhiqet nga financimi. Banka thotë se do të vazhdojë financimin e projektit nëse qeveria anulon tenderin për lotin një vetëm nëse përmbushen disa kushte.

Kushti i parë është që tenderi i ri të ndahet në dy pjesë, ku një kontratë të mbulojë punimet në Shqipëri dhe tjetra ato në Kosovë.

Kushti i dytë është që tenderi i ri të jetë në përputhje me procedurat e paracaktuara të bankës dhe të ndjekë të njëjtat standarde të larta teknike si ai i mëparshmi.

Ndërsa kushti i fundit i vendosur është ai që qeveria shqiptare të pranojë rezultatet e tenderit të ri, i cili duhet të zhvillohet sipas standardeve të KFË-së.

Tenderi për linjën u zhvillua në mars të vitit të kaluar, ku fituese rezultoi kompania kroate Dalekovod. Por qeveria shqiptare e bllokoi fillimin e punimeve duke u shprehur se çmimi i ofruar ishte rreth 8 milionë euro më i lartë se oferta e dytë, duke kërkuar ritenderimin.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>