TIRANË- Qeveria ka zyrtarizuar dje, prishjen e stadiumit Qemal Stafa, për ti lënë vend ndërtimit të kompleksit të ri sportiv. Përmes një vendimi, Këshilli i Ministrave ka miratuar përfundimisht strukturën e shoqërisë së cilës do ti ngarkohet rindërtimi, modernizimi dhe administrimi i stadiumit kombëtar Qemal Stafa, duke përcaktuar edhe kapitalin fillestar në zotërim të saj.
Ndërsa Shoqëria Anonime Qendra Sportive Kuq e Zi është regjistruar pranë QKR-së që në maj 2011, dje Qeveria ka përcaktuar edhe kapitalin fillestar të saj, i cili do të përbëhet nga vetë objekti, vlera e të cilit llogaritet rreth 7 miliardë lekë. Kapitali fillestar i shoqërisë së re është vlera e Stadiumit Kombëtar Qemal Stafa, në shumën prej 7 112 117 000 lekësh. Raporti i aksioneve në krijimin e shoqërisë anonime të re është: 25% shteti, i përfaqësuar nga ministria përgjegjëse për sportin, dhe 75% Federata Shqiptare e Futbollit. Prej kohësh thuhet se ndeshjet e 12 dhe 16 tetorit, ku Shqipëria do të luajë me Islandën dhe Slloveninë në kualifikueset e 'Botërorit 2014', do të jenë sfidat e fundit ndërkombëtare në këtë stadium. Jepen pak të dhëna lidhur me burimet e financimeve për ndërtimin e stadiumit të ri, ndërkohë, Federata Shqiptare është shprehur me optimizëm se do të arrijë të sigurojë financimin përmes kreditimit, por edhe nga donatorë të ndryshëm, një prej të cilave mund të jetë edhe UEFA. Gjatë një vizite në Shqipëri dy vite më parë, Presidenti i UEFA-s, francezi Mishel Platini premtoi se do ta ndihmonte me fonde këtë projekt, pavarësisht se një praktikë e tillë nuk ndiqet nga ky institucion.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)