Ehlul-Hadithi mes Pasuesve të Verbër të Medhhebeve
Autor: Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani
Burimi: Silsiletul-Ehadithu es-Sahihah (1/543)
Vërtet, Umeti është ndarë në sekte e medhhebe të cilat nuk egzistonin në brezat e parë të Muslimanëve. Çdo medhheb ka bazat e tij (usuul), degëzimet e tij (furuu) dhe hadithet e tij të cilat i përdor si argument dhe në të cilat mbështetet. Dhe personi që ndjek vetëm një medhheb tregohet fanatik ndaj tij dhe kapet fort pas çdo gjëje që përmban medhhebi i tij pa marrë në konsideratë medhhebet e tjera dhe pa i parë ato; ndoshta ai mund të gjejë në to hadithe të cilat nuk i ka gjetur në medhhebin që e ndjek verbërisht. Dhe është e konfirmuar mes dijetarëve se çdo medhheb ka diçka nga Suneti si dhe hadithe të cilat nuk i kanë medhhebet e tjera. Kështu që, një njeri që kapet fort vetëm pas një medhhebi ka për të devijuar. Dhe nuk ka dyshim se një pjesë e madhe e Sunetit është e ruajtur tek medhhebet e tjera. Dhe Ehlul-Hadithi nuk janë në këtë gjendje. Ata marrin çdo hadith që ka zinxhirin e transmetimit të saktësuar nga çdo medhheb dhe nga çdo sekt prej nga mund të vijë hadithi, për sa kohë që transmetuesi i tij është Musliman i besueshëm.
Pra, Ehlul-Hadithi Allahu na bashkoftë me ta nuk kanë aleancë fanatike për një individ të caktuar, sado i lartë e i shquar që të jetë ai, përveç Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), ndryshe nga ata që nuk kapen pas hadithit dhe nuk veprojnë sipas tij. Kështu, ata tregojnë fanatizëm për fjalët e Imamëve të tyre ndonëse ata janë ndaluar nga kjo gjë ashtu sikurse Ehlul-Hadithi kanë fanatizëm për fjalët e Pejgamberit të tyre (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)!! [1] Andaj nuk është e çuditshme pas këtij shpjegimi që Ehlul-Hadithi janë Grupi i Qartë dhe Pala e Shpëtuar. Më saktë, ata janë mesatarët e Umetit dhe dëshmitarë për njerëzimin.
Fundnota:
[1] Shënim i përkthyesit: Shejkhul-Islam Ibn Tejmije (rahimehullah) ka thënë: Nuk i lejohet askujt që të vendosë për Umetin një person dhe të thërrasë për tek rruga e tij duke treguar besnikëri dhe armiqësi për hir të asaj rruge në vend të rrugës së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
Dhe nuk lejohet që tu vendosësh atyre fjalë, të tregosh besnikëri dhe armiqësi për hir të asaj në vend të fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe asaj ku është bashkuar i gjithë Umeti.
Por kjo është ajo që bëjnë njerëzit e bidatit të cilët vendosin për vetet e tyre një person apo disa fjalë dhe me to e përçajnë Umetin duke treguar besnikëri dhe armiqësi për hir të atij personi apo të atyre fjalëve apo atij cilësimi. [Mexhmuul-Fetaua, vëll.20/fq.124]
Përktheu Alban Malaj