Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

PDK, rezolutë për normalizimin e raporteve me Serbinë

$
0
0
PDK, rezolutë për normalizimin e raporteve me Serbinë!


Partia Demokratike e Kosovës e mbështetur edhe nga partitë partnere të koalicionit dhe subjekti opozitar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i kanë propozuar Kuvendit miratimin e një rezolute për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Rezoluta pritet të votohet këtë të enjte dhe parasheh një proces normalizimi të raporteve me Serbinë, duke zgjidhur të gjitha çështjet kontestuese midis dyja shteteve sovrane.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci tha se normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e mbështesin shumica e partive dhe qytetarëve të Kosovës. Ai tha se me këtë rezolutë do të autorizohet qeveria e Kosovës që të udhëheqë procesin e ardhshëm të bisedimeve me Serbinë.

Për këtë rezolutë pritet që ditëve në vijim një qëndrim ta jap edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si subjekti më i madh opozitar.

Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri tha Grupi Parlamentar i LDK-së e ka tashmë tekstin e rezolutës, të cilin do ta shqyrtojë dhe para seancës do të dalë me qëndrim nëse do ta mbështesë.

Kurse, kundër kësaj rezolute është deklaruar lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se Rezoluta e PDK-së dhe partive sponsorizuese është në dëm të interesave të Kosovës. /REL/


http://www.zeri.info/artikulli/1/1/5...ve-me-serbine/

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>