Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Felix Baumgartner hyn ne histori duke thyer rekorde te reja

$
0
0
Ishte emocionuese te shikoje live, qofte edhe nepermjet kamerave, hedhjen nga kjo lartesi...

Red Bull Stratos- Mrekullia më e madhe e njeriut në hapësirë

Baumgartner theu jo vetëm rekordin e lartësisë, por edhe atë të shpejtësisë

Mrekullia më e madhe e njeriut në hapësirë, pa ndihmën e një anijeje kozmike, u realizua në qiejt e Nju Meksikos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njeriu që hyri në histori në mënyrë të jashtëzakonshme është një austriak që quhet Feliks Baumgartner duke qenë pjesë e një misioni të mrekullueshëm të quajtur “Red Bull Stratos”.

Sportisti ekstrem 43-vjeçar u hodh nga lartësia mbi 39 mijë metra, saktësisht 39 061 metra, duke kërcyer poshtë nga një kapsulë speciale dhe duke zbritur në rënie të lirë deri pranë sipërfaqes së Tokës.

Gjatë kësaj rënieje ai theu jo vetëm rekordin e lartësisë më të madhe në histori, por edhe atë të shpejtësisë, duke kaluar shpejtësinë e zërit prej 1 17

U deshën mbi dy orë që kapsula speciale të ngjitej në lartësinë rekord me ndihmën e një balloni të mbushur me helium.

Pasi arriti në lartësinë mbi 37 000 metra, sportisti austriak nisi të bëhej gati për t’u hedhur, ndërsa ai ishte i veshur në mënyrë speciale që të ruante presionin e duhur atmosferik mbi trupin e tij.

Gjithashtu, sportisti kishte 2 bombola me oksigjen që e ndihmuan të merrte frymë deri sa vuri këmbë në sipërfaqen e Tokës.

U deshën rreth 8 minuta që ai të realizonte zbritjen që nga lartësia mbi 39 000 metra, ndërsa ai arriti të stabilizohej në rënie e sipër duke eleminuar rrotullimet e rrezikshme të trupit të tij.

Ky minutazh gjithashtu është një rekord i ri për rënien e lirë të njeriut nga hapësira.

Pasi kishin kaluar 4 minuta e 15 sekonda ai hapi me sukses parashutën që mundësoi zbritjen normale të tij, ndërsa për siguri, ai ishte i pajisur edhe me 2 parashuta të tjera, njëra prej të cilave ishte automatike.

Ai vuri këmbë në tokë rreth orës 20 e 20 minuta, ndërsa familja e tij dhe krejt stafi i misionit festuan këtë arritje të madhe të njerëzimit.

Baumgartner e realizoi misionin e tij pikërisht 65 vjet pas rekordit të mëparshëm të mbajtur nga ish-koloneli i forcave ajrore amerikane, Xho Kitinger dhe që kishte zbritur nga lartësia prej 31.3 kilometrash.

Ky ishte një sukses i madh i misionit Red Bull Stratos, ndërsa besohet se heroi austriak nuk do të ndalet me kaq.

ABC

[media]http://www.youtube.com/watch?v=aiGlBslCTVk[/media]

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370