Kush janë banorët e el-Arafit?
Njerëzit në ditën e kiametit ndahen në tri kategori:
E para: Njerëzit të cilët kanë me shumë vepra të mira se sa të këqija, të tillët nuk ndëshkohen mirëpo direkt hyjnë në xhennet.
E dyta: Njerëzit të cilët kanë me shumë vepra të këqija së sa të mira, të tillët e meritojnë ndëshkimin aq sa kanë bërë mëkate, pastaj futën në xhennet.
E treta: Këta janë banorët e el-Arafit, nuk janë prej banorëve të xhennetit e as prej banorëve të zjarrit, por janë të vendosur në një vend që nuk shihen, i ngritur lartë, e shohin xhennetin dhe e shohin zjarrin, aty qëndrojnë sa do All-llahu për të qëndruar, në fund hyjnë në xhennet, e gjithë kjo është si shkak i drejtësisë së All-llahut që çdokush ta merr atë që e meriton.
Ai i cili ka me shumë vepra të mira është nga banorët e xhennetit, ai i cili ka me shumë vepra të këqija ndëshkohet deri sa të do All-llahu, kurse ai i cili i ka njëjtë veprat e mira dhe të këqija, pra ky është nga banorët e el-Arafit.
Mirëpo, el-Arafi nuk është vend i përhershëm, mirëpo vend përfundimtar është xhenneti ose zjarri, All-llahu na beftë neve dhe juve nga banorët e xhennetit.
Shejh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin, All-llahu e mëshiroftë
Burimi: http://www.mnhj.net/vb/threads/2724
Përktheu: Besim Gjelaj