Berisha: Të ndryshojmë himnin
Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për 100-vjetorin e pavarësisë, kryeministri Berisha miratoi një propozim, siç tha ai, që ndryshon himnin kombëtar, duke rikthyer dy strofa të hequra nga origjinali i shkruar nga Asdreni.
Se Zoti vetë e tha me gojë, që kombet shuhen përmbi dhe, por Shqiperia do të rrojë, për të për të luftojme në.
Janë këto vargjet të cilave i referohet shefi i qeverisë e për të cilat ai kërkoi ti bashkëngjiten himnit aktual kombëtar.
Himni kombëtar duhet të rikthehet në formën e tij të plotë. Apeli i shqiptarëve tek Zoti është apeli më i drejtë sepse Zoti dhe kombi janë një dhe të pandarë, në kuptimin që dashuria për kombin dhe vendin, buron nga fryma e Zotit. Të shihen të gjitha modalitetet se si mund të rikthehet kjo strofë e përzënë dhe të bisedohet dhe me akademinë, institutin, kompozitorët dhe himni mendoj unë duhet të kthehet në variantin e tij të plotë ashtu sic e shkruajti rilindasi i madh Aleksandër Stavre Drenova, deklaroi kryeministri Berisha.
Mbetet për tu parë nëse ky projekt do të shkojë deri në fund duke i dhënë Shqiperise për 100-vjetorin e pavaresisë një tjetër himn kombëtar të rikthyer në identitet siç tha kryeministri.
T.CH