Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Masakrohet një 18-vjeçare, babai gjen në arë trupin pa kokë

$
0
0
DURRËS-Një masakër ndaj një vajze të re në Fllakë të Durrësit ka alarmuar policinë, e cila ka nisur hetimet rreth ngjarjes së rëndë dhe të pazakontë.

Viktima quhet Aishe Vata, 18 vjeç, banore në Xhafzotaj. Ka qenë babai i saj që ka gjetur trupin në mes të arës me misër në mbikalimin e Fllakës, afro 200 metra larg viles trekateshe ku banon familja Vata. Prindi është shokuar kur ka parë trupin pa kokë dhe ka njoftuar vec familjarëve dhe policinë e Durrësit. Në vendngjarje policia konstatoi se trupi ishte masakruar me thikë, ndërsa mungonte koka e viktimës. Trupi u gjet vetem me robdeshamber dhe pjeserisht e veshur me te brendshme. Megjithe kerkimet në zonën perreth nuk eshte gjetur ende koka e prere nga trupi.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje. Nga të dhënat e para, mësohet se 18-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia rreth orës 2 të nates, për të mos u kthyer më në banesë.

Policia po kryen hetimet dhe bën të ditur se vajza kishte përfunduar shkollën e mesme të Medresesë dhe më pas nuk ka vazhduar studime të larta.

Hetimet janë shtrire në 2 pista. Dyshime ka për ndonjë krim të mundshëm pasionant, ose ndonjë konflikt i mundshëm i familjes me persona të tjerë. Hetimet do të zbardhin të vërtetën rreth ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>