Lotaria Amerikane, ja procedurat që duhen ndjekur
Nga mesdita e 2 Tetorit, nis aplikimi i Lotarisë Amerikane për Programin e DV-2014 dhe përfundon në mesditën e 3 Nëntorit 2012.
Ambasada Amerikane njofton se aplikantët mund të plotësojnë elektronikisht formularin e aplikimit të llotarisë në http://www.dvlottery.state.gov gjatë periudhës së regjistrimit, pasi aplikimet me letër nuk pranohen.
Aplikantët janë të lutur të mos presin deri javën e fundit të regjistrimit të periudhës së aplikimit, pasi kërkesat e shumta mund të krijojnë mbingarkesë në sistem dhe vonesë të regjistrimit të aplikimit. Ambasada paralajmëron që të kihet kujdes me mesazhet e mashtrimit që mund tu dërgohen fituesve.
Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Llotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. Vitet e shkuara, aplikantët fitues njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) me anë të postës, JO me e-mail dhe të përzgjedhurve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit. QKK-ja nuk ju kërkon juve tu dërgoni para (të holla) atyre, Ambasadës sonë, apo ndonjë Ambasade tjetër të Steteve të Bashkuara të Amerikës (SH.B.A.) me postë apo nëpërmjet shërbimeve si Western Union,- njofton Ambasada.
Më poshtë lexoni të plotë njoftimin e Ambasadës, sëbashku me përgjigjet e pyetjeve me kryesore që shoqerojne aplikimin.
Cili arsim më kualifikon për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë?
Bazuar në kërkesat për arsimin, i cili duhet të jetë i barabartë me arsimin e shkollës së mesme në Amerikë (4 vjet, me kohë të plotë), Shqiptarët që nuk e kanë mbaruar arsimin e shkollës së mesme me kohë të plotë nuk do të kualifikohen për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë. Dëftesat e pjekurisë së arsimit me kohë të shkurtuar pa shkëputje nga puna, shkolla e mbrëmjes, apo me korrespondencë, përfshirë edhe arsimin 5-vjeçar apo programe me afat më të gjatë (me kohë të shkurtuar pa shkëputje nga puna, shkolla e mbrëmjes, apo me korrespondencë), nuk kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë (Llotarisë). Gjithashtu, dëftesat e arsimit profesional 3-vjeçar nuk kualifikohen për programin e Llotarisë së Shumëllojshmërisë. Edhe nëse ju e keni kryer shkollën e mesme pjesërisht me kohë të shkurtuar dhe pjesërisht me kohë të plotë, përsëri kjo dëftesë nuk ju kualifikon për Programin e Vizës së Shumëllojshmërisë.
Ju keni thënë që unë duhet të përfshij në aplikimin tim për llotari të gjithë anëtarët e familjes. Po nërastin kur fëmija nuk jeton me mua, ose unë jam duke u divorcuar nga bashkëshortja?
Të gjithë fëmijët, thjeshtërit dhe fëmijët e birësuar, të cilët janë nën 21 vjeç, duhen përfshirë nëregjistrimin tuaj për llotarinë, edhe nëse ata nuk jetojnë me ju. Nëse ju nuk jeni ligjërisht i ndarë nga bashkëshortja juaj, ju duhet ta përshini atë në regjistrimin tuaj për llotari. Mbani mend që thjesht fakti që emri i dikujt është përfshirë në regjistrim, nuk do të thotë që ai/ajo është i detyruar të marrëpjesë në procesin e aplikimit apo të emigrojë në SH.B.A. Pavarësisht kësaj, nëse ju nuk e përshini një anëtar të familjes në regjstrimin tuaj për llotari, kjo do të rezultojë në skualifikimin tuaj.
Ju nuk duhet të përshini një bashkëshorte të ardhshme në regjistrimin tuaj elektronik në rast se statusi juaj civil në momentin e aplikimit është beqar, sepse kjo do të rezultojë në skualifikimin tuaj në ditën e intervistës. Nëse anëtarët e famijes suaj janë shtetas Amerikanë apo Banorë tëPërhershëm të Ligjshëm në momentin e regjistrimin tuaj elektronik për llotari, ju nuk keni nevojë ti përfshini ata në aplikimin tuaj.
Nëse unë jam përzgjedhur për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë, ku duhet ta bëj pagesën e Vizës së Shumëllojshmërisë?
Ju do të paguani tarifën e procesimit të DV-së në të njëjtën ditë me intervistën tuaj zyrtare vetëm në Seksionin Konsullor, përveç rastit kur ju ndodheni në SH.B.A. Në qoftë se intervista juaj do të jetë në Seksionin Konsullor të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ju do të duhet të paguani tarifën në Ambasadë. Ju lutemi mos bini viktimë e emaileve mashtruese që ju kërkojnë të dërgoni para nëemër të një individi me postë ose me shërbime të tilla si Western Union.
A do të paguajë Qeveria Amerikane për strehimin tim në SH.B.A., të më ndihmojë të gjej një punë, apo të më japë asistencë ekonomike për të më ndihmuar derisa të përshtatem në SH.B.A.?
Jo, aplikantëve të cilët pajisen me vizën e DV-së nuk u sigurohet ndonjë lloj asistence ekonomike, apo ndihmë federale. Gjithsesi, ne duam që ju tia dilni me sukses në Amerikë dhe të kaloni njëtranzicion sa më të qetë, kështu që në disa raste ne mund tju kërkojmë të gjeni një sponsor, i cili tëjetë dakord që tju ndihmojë ju sapo të mbërrini. Programi i Vizave të Shumëllojshmërisë u ofron atyre të përzgjedhurve rastësisht një mundësi tëmrekullueshme për të emigruar dhe për të filluar një jetë të re në Shtetet e Bashkuara.
Bota Sot