Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Sipërmarrësit turq fillojnë "sulmin" drejt ishujve grekë

$
0
0
Turqia po shfaq interes të madh për të blerë portet dhe molet në Greqi, me qëllim privatizimi.

Sipas një raporti në gazetën greke “Tipu tis kiriakis”, gazeta turke “Vatan” flet në artikullin e saj për "sulmin" e biznesmenëve turq, në ishujt grekë, duke e titulluar shkrimin: “Sipërmarrësit turq fillojnë sulmin drejt ishujve grekë".

E njëjta gazetë raporton se biznesmenët turq do të marrin pjesë në konkursin e shitjes së 23 porteve dhe moleve në Greqi.

Anëtari i bordit të kompanisë turke për investime, Global Yatirim thekson se kjo kompani gjatë procesit të privatizimit, mund të ketë me vete në mënyrë simbolike edhe një partner grek. Ai shprehet se “kjo kompani, e cila është e specializuar në ndërtimin dhe funksionimin e porteve, me kapital prej 350 milionë nuk ka nevojë për injeksion të kapitalit nga ndonjë bankë për të kryer investimin”.

Edhe grupi turk Dogus Holding AS njoftoi planet e tij për të blerë katër porte në Greqi. Objektivat e Dogus Holding AS, thuhet se janë porti i Korfuzit, Lefkadës, dhe Athinës dhe Peloponezit.

Gjithë ky interes po shprehet hapur ndërkohë që në vend ka shkaktuar “furtunë” një intervistë e kryeministrit Samaras për revistën franceze Le monde, ku bëhet referim për “shitjen” e 562 ishujve greke. Edhe pse qeveria greke e mohoi zyrtarisht, duket se Fondi i Zhvillimit të Pronës shtetërore, është duke zhvilluar procedurat, që këto ishuj t’iu jepen privatëve për 100 vjet, për “shfrytëzim komercial”, domethënë për akuakulturë, ferma diellore, turbina ere, turizëm etj. Shteti grek zotëron 562 ishuj të pashfrytëzuar, me një sipërfaqe totale prej 240 000 000 metra katrorë.

balkanweb/

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>